E Diel, 1 Nëntor 2026

Spaho: Pse nuk demtojne partite e vogla, qe po afrohen me PD-ne

Deputeti i Partise Demokratike, njekohesisht anetare i kryesise demokrate, Edmond Spaho deklaron se koalicionet parazgjedhore te PD-se me partite e tjera te vogla, do te sjelle vetem efekte pozitive per te djathten. Sipas Spahos, Kodi i ri Zgjedhor i nxit keto parti te angazhohen, per te mbledhur votat e tyre dhe ne kete kuader, e djathta eshte me e sigurt per marrjen e nje mandati te dyte qeverises. Si kryetari i Komisionit parlamentare te Ekonomise, Edmond Spaho deklaron se Shqiperia nuk eshte nje vend ne krize. Sipas tij, edhe ne rast se pasojat e krizes ekonomike boterore fillojne te ndihen ne Shqiperi, qeveria ka marre masat e nevojshme, per t'i perballuar keto efekte dytesore.

Zoti Spaho, si po shkon zgjedhja e kryetareve te PD-se ne rrethet e vendit, dhe cila do te jete faza e ardhshme e ketij procesi?

Fusha zgjedhore ne strukturat e PD-se, po shkon mjaft mire. Ka perfunduar procesi i zgjedhjes se strukturave drejtuese ne 18 rrethe te 7 qarqeve te vendit. Ne qarqet Korce, Gjirokaster, Diber dhe Berat zgjedhjet kane perfunduar ne te gjitha rrethet e tyre. Procesi zgjedhor eshte karakterizuar nga maturia, synimi per te terhequr elemente te rinj, si dhe te garantohet cilesi ne te gjitha nivelet drejtuese te PD.

Une kam ndjekur zgjedhjet ne Qarkun e Korces dhe mund te them qe ishte nje proces i suksesshem, me prurje te reja ne PD. Gjate procesit zgjedhor u anetaresuan rreth 2000 individe, nje pjese e mire e te cileve te rinj. Ne organet drejtuese jane zgjedhur perfaqesues te shtresave te ndryshme te shoqerise, ku dallohen ata nga qarqet universitare dhe grate.

Ne nivel qarku tani po punojme per t'u pergatitur per procesin e ardhshem zgjedhor. Po ngrihen grupet e punes per cdo njesi te pushtetit vendor dhe po ndahen detyrat, po riorganizohen forumet e rinise dhe gruas, po hartohet programi elektoral ne nivel qarku, baza e te cilit do te jete ballafaqimi i premtimeve qe i kemi bere elektoratit ne Korrik 2005, cfare kemi realizuar gjate mandatit 4-vjecar te qeverisjes dhe cfare premtojme te realizojme ne mandatin e dyte qeverises.

Nga ana tjeter, PD duhet te nxjerr se shpejti edhe listen e kandidaturave per deputete. Ju si deputet dhe anetar i kryesise, cilat mendoni se duhet te jene kriteret kryesore per kandidaturat?

Pavaresisht se sistemi zgjedhor ka ndryshuar ne proporcional rajonal, kriteret per zgjedhjen e kandidateve per deputete do te jene po ato. Do te zgjidhen njerez me integritet moral dhe politik, me eksperience partiake, me reputacion ne elektorat, profesioniste ne fusha te caktuara, do te ruhen ekilibrat rajonale, etj. Sigurisht do te kete prurje te reja, pasi historikisht PD ka qene e hapur ndaj tyre, per te garantuar dinamizmin dhe vitalitetin. Sivjet do te kete me shume perfaqesuese nga grate, per te bere te mundur perfaqesimin me te mire te tyre ne Kuvendin e Shqiperise.

Ne kuader te zgjedhjeve te ardhshme, si e shikoni afrimin e partive te reja ne koalicionin e djathe qeverises? Mendoni se keto forca do te ndikojne pozitivisht ne rezultatin e koalicionit, apo nga kjo aleance do te jene vetem ato qe do te perfitojne?

Sistemi zgjedhor qe kemi miratuar, nxit koalicionet parazgjedhore por njekohesisht mat peshen e cdo partie ne koalicion nga numri i votave qe do te mbledhe. Kjo do te beje qe edhe partite e vogla te angazhohen per te arritur nje rezultat sa me te mire, pasi ne te kundert nuk kane mundesi te perfaqesohen ne Parlament. Ne kete kuptim ne jemi te hapur ndaj te gjitha partive te spektrit te djathte, per te krijuar nje koalicion sa me te gjere.

Si e shikoni punen e qeverise ne keto kater vjet? Cila jane fushat ku mund te ishte bere me shume dhe cilat duhet te jene prioritet, nese fitohet nje mandat i dyte?

Gjate mandatit te pare qeverises jane shenuar arritje historike per Shqiperine. Mjafton te permendesh mbylljen e negociatave per marreveshjen e Stabilizim-Asociimit, miratimin e marreveshjes nga te gjitha vendet e Bashkimit Evropian si dhe anetaresimin e vendit ne Aleancen e NATO-s. Progresi ne drejtim te anetaresimit ne keto dy organizma, do te thote progres dhe plotesim i kritereve ne te gjitha fushat perfshire ato politike, ligjore, institucionale, ekonomike e shoqerore. Partia Demokratike eshte angazhuar qe ne fillimet e pluralizmit politik, per ta anetaresuar vendin ne keto dy organizma nderkombetare dhe eshte krenare qe ne mandatin e saj, po behen realitet.

Gjate kater viteve qe po mbyllim jane arritur rezultate mbreselenese, ne fushen e ekonomise. Vendi ka pasur stabilitet shume te mire ekonomike dhe financiare, duke u rritur mesatarisht per cdo vit me 6-7% dhe inflacioni, asnjehere nuk ka kaluar nivelet e parashikuara. Ritmet e larta ne zhvillimin ekonomike, jane shoqeruar me permbysje ne mbledhjen e te ardhurave. Sot mblidhen rreth 70% me shume te ardhura, se sa u mblodhen ne vitin 2005. Ky rezultat eshte arritur ne kushtet e uljes se ndjeshme te taksave. Mjaft taksa si tatimi mbi fitimin, taksat e biznesit te vogel, niveli i sigurimeve shoqerore, niveli mestar i takses doganore, jane me shume se te pergjysmuara.

Ne krahun e shpenzimeve vlen te permendet trefishimi i investimeve publike ne krahasim me vitin 2005, te cilat jane konvertuar ne me shume rruge, ujesjellesa, institucione arsimore dhe shendetesore dhe vepra te tjera te rendesishme publike. Gjate kater viteve, rritje te medha jane shenuar ne investimet direkte te huaja, te cilat arrijne ne rreth 2 miliarde euro ne total. Kjo tregon per rritjen e besueshmerise te ekonomise se vendit, tek investitoret private.

Ne mandatin e pare, qeveria realizoi privatizime te rendesishme strategjike. U privatizuan sistemi i shperndarjes se energjise elektrike, ARMO, INSIG, Telekomi si dhe u dhane mjaft koncesione ne sektoret e energjise, minierave, cimentos, etj.

Sukses i padiskutueshem i qeverisjes sone, jane politikat e reja ne fushen e pagave dhe pensioneve. Gjate kater viteve, ne dyfishuam pensionet ne fshat, rritem mesatarisht me 50% pensionet ne qytet, rritem mesatarisht 70%, pagat ne sektorin shteteror si dhe dyfishuam pagat e sistemit arsimore dhe shendetesore.

Vec sa me siper u krye reforma rregullatore, duke reduktuar ne maksimum barrierat dhe pengesat administrative ndaj biznesit, u ngriten institucione te reja te regjistrimit dhe licensimit te tij, u permiresua legjislacioni baze i funksionit te tregjeve financiare, tregut bankar, sektoreve te tregetise, prokurimit te fondeve publike, licencimit, koncensioneve, u reformua sistemi i administrates tatimore, duke krijuar nje ekonomi me te hapur e me konkurruese.

Sigurisht ne mandatin e dyte synojme objektiva te tjere. Forcimi i stabilitetit ekonomike dhe financiare dhe zhvillimi ekonomike, shoqerore dhe institucional me synim anetaresimin e vendit ne Bashkimin Evropian, do te mbetet objektivi madhor i qeverisjes.

Per sa i perket ekonomise, cilat mendoni se do te jene efektet qe do te sjelle kriza ekonomike dhe financiare ne vendin tone dhe ne cfare periudhe, pritet te ndihet ajo?

Kohet e fundit ka pasur dhe ka debat te gjere ne lidhje me kete ceshtje. Ajo qe me ka habitur eshte padurimi i disa segmenteve, per ta shpallur ekonomine shqiptare si ekonomi ne krize, ne nje kohe qe organizmat e huaja si FMN ne raportin qe sapo kane publikuar per krizen globale, si dhe ne viziten e misionit te tyre ne muajin shkurt ne Shqiperi, deklaruan fare qarte se ekonomia shqiptare nuk eshte ekonomi ne krize.

Sigurisht kjo nuk do te thote qe kriza globale ekonomike nuk do te kete efekte mbi vendin tone, madje ne disa drejtime si eksportet apo remitancat e emigranteve, kane filluar te ndjehen tkurrje. Ajo qe duhet thene eshte se efektet e kesaj krize, nuk kane te bejne me ekonomine shqiptare, por jane efekte te jashtme qe vine nga kriza ekonomike dhe financiare boterore.

Sistemi bankar shqiptar me gjithe tronditjet e medha ne nivel boteror, tregoi se eshte mbi baza te shendosha. Kredibiliteti i sistemit ne syte e publikut eshte i larte. Gjate muajve te pare te vitit 2009 hyrjet ne sistemin bankar, jane me te larta se sa daljet. Ritmi i kreditimit te ekonomise, nuk ka pesuar luhatje te ndjeshme. Bankat qe operojne ne Shqiperi kane mjaftueshem likuiditet per te financuar sektorin privat. Sigurisht kriteret e kreditimit do te aplikohen me me kujdes se me pare.

Te ardhurat e mbledhura gjate dy muajve te pare te vitit 2009 jane realizuar sipas parashikimit, duke shenuar nje rritje prej 15% ne krahasim me te njejten periudhe te vitit te kaluar. Realizimi i te ardhurave do te thote se ekonomia po funksionon ne pergjithesi sipas parashikimit dhe garanton realizimin e shpenzimeve te planifikuara buxhetore. Porosia e fundit qe morem nga FMN ishte te vazhdohet me realizimin e buxhetit, sipas parashikimit fillestar pa qene e nevojshme te behen modifikime.

Duhet theksuar qe niveli i investimeve private te huaja, nuk ka pesuar renie por shkon ne ngjitje, duke shprehur besim ndaj ekonomise sone. Besimi ndaj ekonomise sone duket edhe ne gatishmerine e bankave me ne ze te huaja, per te bashkefinancuar 300 milione euro kredi, per qeverine shqiptare.

Disa faktore qe po prekin ekonomine tone kane efekte te dyfishta. Renia e lehte e kursit te kembimit te monedhes vendase, muajt e fundit shoqerohet me kosto me te ulet te prodhimeve per eksport. Po keshtu importet jane zvogeluar ne vlere, gjate dy muajve te fundit por edhe cmimet e lendeve te para dhe materialeve ne tregjet boterore, kane renie. Per rrjedhoje bilanci tregtar i muajit shkurt, ne krahasim me muajin janar ka pasur permiresim.

Qeveria shqiptare ka parashikuar masa, ne rast se efektet e krizes globale do te forcohen mbi vendin tone. Ne buxhetin e vitit 2009 jane parashikuar 16 miliarde leke ne forme kontigjence, te cilat do te mund te perdoren ne situata te veshtira. Ne funksion te perballimit te pasojave te krizes boterore, do te mund te perdoren edhe rreth 200 mln $ te arketuara nga privatizimet e ARMO-s dhe OSSH. Paralelisht qeveria po shpejton procedurat e rimbursimit te TVSH per biznesin, si dhe po sheh mundesine e financimit te interesave te kredive, per sektorin e ndertimit.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›