E Shtunë, 31 Tetor 2026

Pergjimi i Pangos, i paligjshem

Si person publik, Ministri i Kultures Ylli Pango beri apologjine vetem per mbertheckat, para publikut shqiptar, ndersa shefi i tij e shkarkoi ate per 4 minuta, u plotesua kushti formal i etikes se pushtetit, pra u permbush denimi moral dhe politik ndaj aktit bizar te nje politikani.

Kjo deshmoi se megjithate Shqiperia po ec drejt standardeve euro-atlantike me shpejtesine e katert! Por, mbi te gjitha Pango eshte njeri dhe si i tille ai duhet mbrojtur nga mberthimi ne kryq dhe nga stigmatizimi, sic mbrohet cdo i dyshuar per krim, perderisa nje gjykate nuk e argumenton fajesine e tij. Gjeja qe mua me shqeteson eshte fakti se me nuk po dihet se ku nis puna e hetuesise (policise) dhe ku perfundon ajo dhe ku nis dhe ku perfundon profesioni i gazetarit?

Keta kufij jane bere poroze!

Dhe cfare do te ndodhe me privatesine e mbrojtur me ligj, te secilit njeri, nese per arsye te interesit publik u lejohet gazetareve luksi qe t'u fusin njerezve pergjues ne dhomat e fjetjes!? A do ta rrenonte vleren e privatesise e ashtuquajtura gazetari hulumtuese qe perdor mjete te paligjshme per te nxjerre informacione, sic veproi Fiks-Fare ne shtepine e Ylli Pangos?

Njeriu ne keso kushtesh do te shnderrohej ne nje cak panoptikumi apo kafshe e ekspozuar ne kopshtin zoologjik!? Por a eshte i ligjshem ky veprim i Fiks-Fare? Nga kendi etik absolutisht jo!? Sepse as policia hetuese pa urdher te nje prokurori ose te ndonje gjykate nuk mund te pergjoje askend dhe nese e bejne kete, ato prova jane jokredibile (te paligjshme) dhe nuk mund ta ngarkojne te akuzuarin...

Por seksi ne Qeveri dallon nga 'Sex in the City'!

Pango iu shmang kurthit te pare te Fiks-Fare dhe s'e beri pazarin e favoreve ne Qeveri, por ra ne qytet, perkatesisht ne shtepine e tij!? I dha fund karrieres politike, e me gjase edhe asaj akademike dhe ate ne nje menyre jo te ndritshme, mirepo pas tij mbesin shume dilema... A eshte abuzim seksual apo korrupsion (pune per trup)?

A eshte keqperdor ose joshur "gazetarja" ne kete rast nga punedhenesit e saj, per page dhe status shoqeror, qe te sherbeje si karrem (objekt) provokacioni seksual?

"Gazetarja" e Fiks-Fare ne rastin Pango eshte perdorur si objekt nje qenie njerezore, nje femer per qellime biznesi (pune) apo edhe sensacioni fitimprures, e dihet se joshjen e gazetarit me post, para ose status te avancuar nga ana e shefave e ndalojne te gjitha kodet etike te gazetareve!? Dhe a eshte keqperdorur liria e shtypit, duke iu instaluar pergjues qytetareve ne shtepi? Mendoj se po.

Ndonese ekzistojne raste te nxjerrjes se paligjshme te informacioneve, me konfidence, me shantazh apo me kurth sic ka qene rasti me nje gazetar te "The Sun" londinez qe ka depertuar ne aeroport me dinamit per ta sprovuar sistemin shteteror te sigurise anti terror... dilema per kufijte e lirise se shprehjes dhe shtypit ne rastin Pango nuk eshte zgjidhur vetem nese thuhet se kjo eshte bere per interesin publik.

Gjykata Evropiane e te Drejtave te Njeriut ka deklaruar ne menyre te perseritur se

liria e shprehjes perben nje prej themeleve kryesore te nje shoqerie demokratike duke bere te qarte se e drejta per lirine e shprehjes mbron edhe deklaratat qe permbajne fyerje dhe sharje. Eshte bere tashme nje doktrine themelore e jurisprudences se saj se e drejta per lirine e shprehjes "eshte e zbatueshme jo vetem per 'informacionin' ose 'idete' qe pranohen ne menyre te favorshme apo konsiderohen si te pademshme ose ceshtje indiference, por edhe per ato qe fyejne, trondisin apo shqetesojne Shtetin ose cdo sektor te shoqerise". Ne te njejten menyre ajo ka theksuar se: "Liria e gazetarise... perfshin perdorimin e mundshem te nje niveli teprimi, ose edhe provokimi" .

Dhe Fiks-Fare ka bere nje gazetari provokative dhe deri ketu eshte ne rregull, por mjetet e pergjimit ne hapesirat private e bejne kete gazetari te jashteligjshme. E cilat jane leksionet qe duhet t'i nxjerre nga kjo storie shqiptare shoqeria kosovare?

Vete Pango ne dialogun me 'femren Fiks', ka permend se ai kishte siguruar pune te tilla (pas ekspozeve ne rroba te banjoje!?) per shume femra, madje edhe kosovare!?

Ne Kosove te gjitha konkurset per pune, qofte ne kompanite publike ose private shtrojne kushte diskriminuese per femrat, kerkohen kryesisht 20-30 vjecare e kjo deshmon se femra eshte e abuzuar dhe pre e korrupsionit (pune per trup) duke u nise nga sistemi dhe vete institucionet. Dhe paramendoni nje skandal te tille seksi ne Qeverine e Kosoves!?

Cka do te ndodhte?

Asgje!

Sepse kjo nuk do te arrinte kurre ne mediume, pra nuk do te behej fare lajm!?

Nese do te kishte indikacione se lajmi po e merr dhene, do te nderhynte politika, nese kjo s'do te bente pune njerezit do t'ia shkundnin pluhurit kodit mesjetar te gjakut, Kanunit, do te niseshin miqte e farefisi ne mision, 'mos m'u ba hore', apo do te kerciste alltia!??

Nese vertet e interpretojme per shqiptaret, aspekti i pare i "Skandalit Pango" deshmon se ne Shqiperi ka liri shprehjeje dhe liri shtypi pothuajse te pakufishme, sikur qe ka edhe guxim qytetar per ta denoncuar te keqen per hir te interesit publik. Kjo eshte O.K.

Ndersa aspekti i dyte, etika e pushtetit qe rrufeshem u mbrojt nga Kryeministri Berisha, deshmon se vertet askush ne demokraci nuk eshte mbi ligjin, por kjo deshmon njeheresh edhe impaktin e larte qe ka media tek pushteti. Kushtetuta amerikane e precizon se publiku (populli) e ka detyrim patriotik te kontrolloje dhe kritikoje qeverine per te mos e lene te gaboje!

Ne Shqiperi ky lloj patriotizmi eshte ne rritje, kurse ne Kosove nuk ekziston.

Kosovaret flasin shume ne kafene e ambiente miqsh, thurin trille per telenovela seksi per kryeministra, ministra e kryetare komunash, por keto trille kurre nuk behen lajm.

Ndersa kosovaret nuk flasin per ta mbrojtur interesin publik, vecse trillojne apo ankohen kot, pa asnje argument te vetin, vetem pse kane degjuar nga tjeterkush qe "qeveria po vjedh", ose "po abuzon seksualisht".

Shoqeria kosovare nuk eshte cliruar nga frika, sepse liria nga frika nuk eshte e garantuar ne asnje segment te saj, prandaj nuk ekziston as liria e shprehjes ne dimensionin e saj qytetar.

* Marre nga "Express" - Prishtine

Shenim i redaksise: Shkrimet e publikuara ne rubriken "Forum" nuk perfaqesojne domosdoshmerish vijen editoriale te "Koha Jone"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›