E Diel, 1 Nëntor 2026

Stamboll, rifillojnë negociatat për çështjen bërthamore të Iranit

Negociatat mes vendeve të quajtura edhe si P5+1 që përbëhet prej Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Rusisë, Kinës, Anglisë, Francës dhe Gjermanisë dhe Iranit.

Negociatat mes palëve në lidhje me çështjen nukleare të Iranit kishin filluar më 15 prill në Stamboll. Më pas turi i dytë u mbajt në Bagdad e më pas në Moskë të Rusisë, ku delegacionet nuk arritën në ndonjë kompromis mes tyre.

Vendet perëndimore nga Irani kërkojnë të ndërpres aktivitetet për pasurimin e uraniumit, të nxjerr nga toka stoqet e uraniumit të pasuruar në nivel të lartë dhe mbylljen e impiantit bërthamor nëntokësor Fordo.

Si këmbim vendet P5+1 Iranit do ti japë lëndë djegëse nukleare për reaktorin kërkimor mjekësor. Mirëpo Irani deklaroi se ky propozim është i pamjaftueshëm ndërkaq embargon dhe sanksionet i cilësoi si të jashtëligjshme.

Si rezultat i sanksioneve të paraprirë nga SHBA-ja, eksporti i naftës së Iranit këtë vit u zvogëlua me 50%.
Pritet që të ardhurat e Iranit nga nafta të ulen edhe më shumë pas fillimit të zbatimit të embargos së Bashkimit Evropian që hyri në fuqi më 1 korrik.

Në rast se arrihet në kompromis në bisedimet teknike në Stamboll që mbahen prapa dyerve të mbyllura atëherë Kethrin Eshtën dhe Xhelili do të takohen sërish së shpejti./Start/

                                                                                             2012-07-03 12:15
   

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›