Basha: Shteti i kapur nga korrupsioni, zgjidhja është vetingu në politikë!

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se politika duhet të pastrohet nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Sipas tij e vetmja zgjidhje është vettingu në politikë! “Një shtet i kapur nga korrupsioni nuk i shërben qytetarëve, por një pakice që gjallon në kurriz të shumicës dërrmuese të shqiptarëve, ndaj edhe buxheti është në funksion të PPP-ve klienteliste, jo të familjeve dhe sipërmarrjeve të ndershme. Kjo krizë korrupsioni po varfëron qytetarët, po largon të rinjtë e të rejat dhe po asfikson ekonominë.
Zgjidhja është pastrimi i politikës nga të korruptuarit dhe politikanët e lidhur me krimin. Zgjidhja është vettingu në politikë!” shkruan në një reagim në rrjete sociale lideri demokrat.