E Martë, 3 Nëntor 2026

Rama: Me votën e diasporës do të arrijmë diçka spektakolare, takimi tjetër në Itali

TIRANË, 1 prill /ATSH/ Kryeministri Edi Rama u është përgjigjur sot drejtpërdrejtë pyetjeve të adresuara në platformat sociale.

Kryeministri Rama falënderoi shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Greqi, të cilët u shpreh ai, “në Kretë dhe në Athinë erdhën, na mikpritën dhe na mbështetën me shumë zjarr dhe ndërkohë që përtej asaj që ishte një emocion, si gjithmonë, i posaçëm i komunikimit dhe i përjetimit në një sallë të mbyllur, na u dha mundësia të takojmë plot të tjerë dhe të bashkëbisedojmë dhe të ndjejmë, të shijojmë për t’u përfshirë në sfidën e bukur të 11 majit”.

Fatkeqësisht, theksoi Rama, “një pjesë nuk janë regjistruar sepse, ose e kanë lënë për në fund, ose nuk janë informuar si duhet, ose kanë pasur probleme me regjistrimin dhe pastaj ishin pjesë e atyre që u “dogjën””.

Megjithatë shtoi Rama, “një numër i konsiderueshëm premtuan që kanë bërë plan të vijnë të votojnë këtu në Shqipëri. Mirë se të vijnë!”.

Rama falënderoi në mënyrë të posaçme një qytetar që i solli në takimin në Greqi një dorë me 5 gishta.

“Ky do të qëndrojë këtu si simbol i një fitoreje të paharrueshme. Fitorja me notën 10, e 10-ta në radhë për mua dhe Partinë Socialiste”, tha Rama.

“Diku në një sallë pritje këtu kam një dorë tjetër që ma ka dhuruar dikush tjetër në një nga fushatat me dy gishtat dhe me trëndafilin. Një tjetër fitore e bukur ajo e numrit 2”, u shpreh ai.

Rama shprehu besim që “me votën e diasporës ne do të arrijmë diçka spektakolare dhe ndërkohë, shtoi ai, “kemi dhe një takim tjetër jashtë në Itali dhe do të jetë edhe ajo një kënaqësi e veçantë”.

/r.e//a.f/

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›