E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Me zgjedhjen e Presidentit, u humb BE

Kreu i PS, Edi Rama

BRUKSEL- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama ka njoftuar në Twitter lidhur me takimet dhe diskutimet që ka pasur në vizitën e tij në Bruksel.

Rama ka theksuar se mesazhi ishte i njëjtë dhe i qartë, me zgjedhjen e njëanshme të Presidentit të Republikës u humb nje shans per ta rritur mundesine e marrjes se statusit ne BE.

Mesazhi i njejte dhe i qarte: Me zgjedhjen e njeanshme te Presidentit u humb nje shans per ta rritur mundesine e marrjes se statusit ne BE- shkruan Rama.

Më tej kryesocialisti, thekson se PS do te vazhdoje te beje cdo perpjekje edhe pse mundesia per statusin u zvogelua dramatikisht. Reforma Zgjedhore domosdoshmeri per me tej

Rama ka patur takime me kryeministrin belg, me Presidentin e Parlamentit Europian dhe ne Drejtorin e Zgjerimit të KE-së.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›