Thaçi: Veriu, nuk do të ketë status special
Kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, ka deklaruar nga Sofja të Bullgarisë se veriu i Kosovës nuk do të fitoj status special dhe se nuk do të ketë kurrfarë ndarjeje territoresh, por ka theksuar se do ta paraqes planin për integrimin e serbëve në pjesën veriore të Kosovës.
Komentet Thaçi i bëri në intervistën për Radion Kombëtare të Bullgarisë.
Nuk do të ketë status special për veriun e Kosovës, e as ndarje të territoreve, tha Thaçi dhe shtoi se do të propozoj një plan për integrimin e serbëve, që jetojnë në këtë pjesë të Kosovës dhe kjo do të bëhet në mënyrë të njejtë siç janë integruar serbët në pjesën qendrore dhe jugore të Kosovës, tha kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, i cili në Bullgari qëndroi në vizitë zyrtare dyditëshe.