Vlorë, kërcënohet me SMS kreu i Gjykatës

Gjykata e Shkalles se Pare Vlore
VLORE- Artur Malaj, kreu i Gjykatës së Shkallës së Parë të Vlorës është kërcënuar me jetë me anë të një mesazhi telefonik.
Siç njoftohet, Malaj është kërcënuar për familjen e tij, e cila tashmë është marrë në mbrojtje nga policia, lidhur me një çështje pronësie që Malaj ka në gjykim.
Mësohet policia ka shoqëruar disa të dyshuar për dërgimin e mesazheve, por ende nuk është identifikuar plotësisht autori i kërcënimit.
Prokuroria e Vlorës ka nisur hetimin lidhur me kërcënimin që i është bërë kreut të Gjykatës.