Partia Socialiste akuza ndaj drejtesise

Partia Socialiste hidhet në sulm ndaj drejtësisë, duke ushtruar presion, një ditë para vendimit të Gjykatës për procesin gjyqësor ku deputeti socialist Sajmir Tahiri është akuzuar për shpifje nga fëmijët e kryeministrit. Përmes Gramoz Ruçit presioni i nisur në seancat e shkuara me praninë e Grupit Parlamentar socialist në sallën e gjyqit, është rritur dhe më shumë teksa e akuzon sistemin gjyqësor shqiptar si të varur politikisht dhe të korruptuar.
“Grupi Parlamentar i PS denoncon këto procese gjyqësore si farsa të montuara politikisht, nga Tomat dhe nga Sashenkat e gjyqësorit shqiptar. Këto procese gjyqësore po kthehen në simbolin e nënshtrimit të gjykatave ndaj pushtetit politik, në simbol të uzurpimit të drejtësisë nga ekzekutivi, në simbolin e çmontimit të sistemit të drejtësisë që qëndron në themel të shteti ligjor”
Ruci tha se këto procese gjyqësore po nxjerrin në dritë, deformimin e sistemit gjyqësor ku fiton ai që ka pushtet, jo ai që ka të drejtë.