E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Meta: Marrim 77-80 mandate. Do të mbrojmë çdo votë nga vjedhja

Rama-Meta-DDDDTiranë- Kreu i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe ai i LSI-së Ilir Meta, 48 orë para zgjedhjeve në një deklaratë të përbashkët për shtyp janë shprehur se do të bëjnë gjithçka për mbrojtjen e votës së shqiptarëve.

Liderët e dy forcave kryesore të opozitës u kanë bërë thirrje qytetarëve që të marrin pjesë masivisht në votime, ndërsa u shpreh se detyra e tyre do të jetë të garantojnë që çdo votë të shkojë për atë parti që ajo është hedhur. Sipas tyre, fitorja e së dielës do të jetë e sigurt, ndërsa pritet që numri i mandateve të jetë nga 77-80.

Me koalicionin më të fortë që ka zbritur në zgjedhje boshti PS-LSI është garancia e madhe për ndryshimet që do sjellë kjo fitore. As edhe një gjë nuk ka mbaruar. Edhe pse fushata ka marrë pamjen e një feste do festojmë pas fitores. Fitoren do e arrijmë kur vula të jetë vendosur mbi rezultatet. Duam tu drejtohemi atyre që na kanë mbështetur, në kënde fjale, rrjete sociale, lagje më lagje. Këto 48 orë janë më të rëndësishmet e fushatës. Janë 48-orët që do të vendosin çfarë atdheu do të kemi në këtë gjeneratë. Këto 48 orë janë të rëndësishme për ekonominë, të ardhem evropiane. Ne, si çdo zgjedhës, qytetar, drejtues fushate, si çdo indivd, kemi një detyrë të që ta dyfishojmë votën duke marrë me vete një zgjedhës që nuk ka votuar apo ka votuar për kundërshtarin. Kjo e blindon votën. Çdo votë duhet mbrojtur. Mbrojtja është dyfishi i votës me një tjetër. Secili ka mundësi ti bindi dhe ti çojë në kutinë e votimit,- tha Rama.

Më tej ai u bëri thirrje emigrantëve që të vijnë ditën e dielë dhe të marrin pjesë në zgjedhje, ndërsa u shpreh se do të bëhet çështë e mundur edhe për të garantuar votën e partive të vogla.

Ju luetm të gjithë emigrantëve që nuk ja dalin dot të vijnë këtu, të mos rreshtin të kërkojnë dy vota njësoj sikur të ishin këtu. Telefonojuni kryefamailjarëve, miqëve, që të mos rrinë në shtëpi. Dua tu kujtoj të gjithë pjestarëve të skuadrës sonë, se PS-ja dhe aleanca jona ka detyrimin madhor të garantojë paprekshmërine çdo vote, të çdo aleati. Çdo votë respektohet. Partitë e vogla të mbrojnë votën, që të mos humbasë. Për ne ska rëndësi vetëm të fitojmë, por të fitojmë me ndershmëri. Aleatët tanë kanë të drejtë të mbrohem dhe do e respektojmë këtë të drejtë. Ne sëbashku me LSI-në përfaqësojmë opozitën në grupin e numrimit dhe kemi barrën të mbrojmë votën,- tha Rama më tej.

Ndërsa kreu i LSI-së, u shpreh se kjo aleancë është më e madhja që nga 92-shi, ndërsa la të hapura mundësitë edhe për koalicione pas zgjedhore, por pa përmendur emra konkretë.

Konfirmoj vendosmërinë për të bashkëpunuar me PS-në dhe të gjithë subjektet që kanë përgjegjësitë në administrimi zgjedhor për të mbrojtur edhe një votë të vetme nga çdo tentativë tjetërsimi, sepse një votë e vetme është e rëndësishme për standardin e zgjedhjeve dhe ta kuptojë dhe kryeministri, i cili duhet të pranojë më në fund zgjedhje të lira dhe të mos bëhet pengesë. Të frenojë strukturat e policisë që janë në trysni të qeverisë dhe ti shërbejnë standardit të zgjedhjeve,- tha Meta.

Pyetjes së gazetarëve, se cilat do të jenë mandatet e ndara të dy partive, Rama ju përgjigj se çdo votë që shkon për Alencën për Ardhmërinë Evropiane, do të jetë e përbashkët dhe jo e ndarë.

Jemi dy parti dhe një fuqi. Fuqia jonë është fuqia e bashkimit. Kemi zhvilluar fushatë në funksion të një sistemi zgjedhor që mëvetëson rolin e çdo force. Grupet e fushatës do i mbledhim sëbashku. Do të nxjerrim një shifër të përgjigthshme të Alencës për Ardhmërinë Evropiane. Të gjithë deputetët do të jenë një trup dhe do të shkojnë në një drejtim pavarësisht se vijnë nga forca të ndryshme,- vijoi ai.

Gjithashtu Meta ka deklaruar se nuk do të largohet pas zgjedhjeve nga PS-ja, duke thënë se nuk do të ketë asnjë koalicion me PD-në.

K.T/IDEA/

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›