E Shtunë, 31 Tetor 2026

Identifikohet kufoma e gjetur dje, policia: Dyshohet se e kanë vrarë prindërit

TIRANË- Identifikohet kufoma e gjetur dje pranë Lumit të Tiranës. Burimet e ekspertizës bëjnë me dije për News24 se viktima është Agron Fisniku 44-vjec. 

Nga hetimet paraprake dyshohet se 44-vjecari ka mbetur i vdekur pas një krimi në familje. Policia bën me dije se viktima pas një sherri është vrarë nga prindërit e tij të cilët pas aktit e kanë hedhur trupin në lumë për të humbur gjurmët.

Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes. 
(e.m/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›