E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama pas intervistës i ‘shkul’ veshin Blendi Fevziut -FOTO

TIRANË- I ftuar në emisionin ‘Opinion’, kreu i PS-së, pas intervistës së gjatë të dhënë për gazetarin Blendi Fevziu, nuk ka harruar ti ‘tërheqë’ veshin këtij të fundit...por kjo sigurisht për shaka dhe vetëm në kuadër të një fotoje miqësore në fund të bisedës.

Foto është publikuar me dixhiturën ‘FOTO OF THE DAY’, në faqen personale të kreut të PS-së, në rrjetin social ‘Twitter’ duke ironizuar dhe akuzat që kreut të opozitës iu bënë pas ‘përplasjes me diplomatin Egin Ceka’.

Kryetari i PS-së, Edi Rama deklaroi dje se kryeministrin do ta ketë partia e parë e koalicionit fitues. Gjatë intervistës, Rama paralajmëroi kryeministrin Berisha se nëse preket vota, të gjejë vrimë e të futet, pas zgjedhjeve.
(e.m/BalkanWeb)

Lidhje te tjera FOTO: Rama pas intervistës i ‘shkul’ veshin Blendi Fevziut

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›