Rama: Berisha, pse me sulmon familjen

Kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, reagoi mbremjen e ndjeshme ndaj akuzave te Kryeministrit Berisha, te bera ne Parlament, duke i cilesuar si shpifje dhe akuza monstruoze. Permes nje komunikimi me mediat, kryesocialisti u shpreh se ne vigjiljen e nje feste te madhe fetare, Sali Berisha hyri ne shtepite e shqiptareve me nje shkulme te pafre shpifjesh e sharjesh ne adresen e tij, qe shqip do te quhej me liber shtepie e shoqerie dhe me tej akoma, deri ne akuza monstruoze per krime e lidhje me kriminele. "Kohen qe ne i dhame per reflektim, Sali Berisha e ktheu kohe per terbim", reagoi Rama. Sipas tij, vendi eshte ne udhekryq, demokracia eshte ne rrezik dhe shteti i se drejtes ka rene. Ai theksoi se "ne te gjithe drejtohemi nga nje njeri qe, bashke me ekuilibrin mendor, ka humbur vete aftesine per t'i fshehur ato qe fatkeqesisht mendon me te vertete per demokracine, per lirine e te drejtat e njerezve ne Shqiperi, per opoziten, per te gjithe ata qe thjesht nuk e duan per te parin e vendit dhe per vete normat me elementare te edukates qytetare". Duke evidentuar se ia jane sulmuar te gjallet dhe te vdekurit, familja ne menyren me te paskrupullt, Rama tha se Berisha kercenoi opoziten e mediat opozitare me nje gjuhe qe na turperoi te tereve si shqiptare per kryeministrin qe kemi ne vitin 2009 ne mes te Evropes. "Me te kuptuar se kerkesa per hapjen e kutive te 28 qershorit nuk ishte asfare nje loje e vogel politike, po nje vullnet i madh popullor, Sali Berisha ka humbur krejt fillin e arsyes, eshte mberthyer nga paniku i ballafaqimit me popullin e vet dhe eshte leshuar ne nje sulm vetediskreditues duke e nxjerre edhe me shume ne dukje ate qe mundohet te fshehe", kritikoi kundershtarin e tij politik, kreu i selise roze. Rama akuzoi Berishen se ka grabitur zgjedhjet dhe sot kjo eshte edhe me e qarte se dje. Sipas tij, nga njeriu qe ka marre peng kutite e votave te vjedhura, Sali Berisha eshte bere pengu i atyre kutive. Kryesocialisti nenvizoi se kundershtari i tij politik i mban kutite mbyllur forcerisht dhe i duket se nga casti ne cast do t'i versulen forcerisht per t'ia marre. "Dhe mu si ai "hajduti qe bertet kapeni hajdutin", i shperfytyruar prej panikut, tregon me gisht nga opozita duke yshtur drejt saj me gjuhen e urrejtjes te gjithe lakejt e tij, duke shpifur per opoziten me te gjithe forcen e altoparlanteve te medias qe ka ne sherbim nga titujt e mengjesit tek emisionet e darkes, duke u kerkuar ndihme miqve nderkombetare qe te mbroje demokracine nga opozita", vijoi me tej kreu i PS. Ai nenvizoi se "nje gje te tille e ka te kote gjithe ate angazhim te fshehte per te tentuar edhe manipulimin e kutive ne depot ku i mban". Sipas tij, Berisha i ka te kota edhe ecejaket neper Shqiperine qe nuk ndryshon, duke perseritur filmin e djegur te inaugurimeve pa leke me femije shkollash qe e duartrokasin si njehere e nje kohe Silven e cirkut te Tiranes. "Sic i ka te kota edhe listat e punonjesve te administrates shteterore per antimitingun e 8 dhjetorit ku, me gjoja popullin e mbledhur per te duartrokitur udheheqesin, do t'i "thyeje dhembet e dhemballet" opozites, njesoj sic benin Ramiz Alia apo udheheqesit e tjere te Lindjes Komuniste ne kohen kur Sali Berisha s'ishte vecse anetari me teser nr.18690 i partise se Enver Hoxhes", akuzoi Edi Rama. Lideri i partise me te madhe ne opozite deklaroi se Sali Berisha nuk i iken dot ballafaqimit me te vertetat e qeverisjes se tij, duke iu drejtuar nga foltorja e parlamentit nenes se tij. Ne fund te fjales se tij, ai nenvizoi se "Sali Berisha eshte nje i humbur qe ka humbur mendjen".
FSHEHJA
"Sali Berisha nuk e fsheh dot perfshirjen e familjes e te tarafit te tij ne kapjen e qeverise per perfitime te paligjshme, duke sulmuar te ndjerin babain tim. Sali Berisha nuk e mbulon dot masakren elektorale, duke pergojuar nenen e djalit tim dhe pa kursyer as gjyshen e djalit", deklaroi Rama.
SHPETIMI
"Sali Berisha nuk i shpeton dot nxjerrjes te te vertetave, duke e perdorur foltoren e parlamentit per te kercenuar me emer e mbiemer qytetare te lire te ketij vendi qe s'jane te rreshtuar pas tij. Sali Berisha nuk e justifikon dot rrenimin e perditshem ekonomik te Shqiperise", theksoi kryesocialisti.
FSHEHJA
"Sali Berisha nuk e fsheh dot perfshirjen e familjes e te tarafit te tij ne kapjen e qeverise per perfitime te paligjshme, duke sulmuar te ndjerin babain tim. Sali Berisha nuk e mbulon dot masakren elektorale, duke pergojuar nenen e djalit tim dhe pa kursyer as gjyshen e djalit", deklaroi Rama.
SHPETIMI
"Sali Berisha nuk i shpeton dot nxjerrjes te te vertetave, duke e perdorur foltoren e parlamentit per te kercenuar me emer e mbiemer qytetare te lire te ketij vendi qe s'jane te rreshtuar pas tij. Sali Berisha nuk e justifikon dot rrenimin e perditshem ekonomik te Shqiperise", theksoi kryesocialisti.