E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Monumentet kulturore drejt shkaterrimit

Në një takim me banorë të Poliçanit, Edi Rama deklaroi se monumentet e trashëgimisë kulturore janë lënë në harresë dhe se Berati, ky thesar historik i Shqipërisë është pluhurosur për 20 vjet me radhë.

"Të gjitha monumentet e trashëgimisë kulturore nuk kanë patur vëmendjen e shtetit dhe po shkojnë drejt shkatërrimit. Për qarkun e Beratit për 4 vitet e ardhshme do të bëjmë ato që nuk janë bërë në këto 20 vite", premtoi Rama. Kreu socialist shprehu shqetësimin për politizimin dhe korrupsionin ekstrem të shtrirë nëpër institucionet e vendit, ndërsa akuzoi Qeverinë se po spekulon me inaugurimin e rrugëve dhe rrugicave, pasi po pret shirita disa herë për të njëjtat segmente. Zgjedhjet 2013Berisha: Ligj për rrogën e 13-të“Punësimi do të jetë prioritet”Meta në Top Story, roli LSI-së brenda Aleancës së majtë Rama premtoi shëndetësi falas dhe ofrim të shërbimeve njësoj si për ata që janë të pasur, ashtu edhe për të varfërit, banorët e qytetit apo të fshatit. "Ne do ta ngremë sistemin shëndetësor nga e para. Ju zotohem se pas katër vitesh, shëndetësia do të jetë bërë falas", premtoi Rama. . / Top ChannelZgjedhjet 2013
Berisha: Ligj për rrogën e 13-të
“Punësimi do të jetë prioritet”
Meta në Top Story, roli LSI-së brenda Aleancës së majtë

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›