Incident në Qafë-Botë, ndalohet kalimi i deputetit Tahiri

Një incident është shënuar gjatë ditës së shtunë në pikën kufitare të Qafë-Botës, ndërsa pas një sërë debatesh është lejuar të kalojë deputeti i PDIU Dashamir Tahiri.
Ndërkaq, mësohet se Tahiri ka qënë i shoqëruar nga kreu i komunës Markat dhe nga gazetarë.
Sipas burimeve, ndalimi në kufi e kreut të komunës Markat dhe e gazetarëve është bërë pasi ata cilësohen si të rrezikshëm për rendin publik.Sot ne Qafe-Bote zhvillohet marshimi i komunitetit çam.