E Diel, 1 Nëntor 2026

Incident në Qafë Botë, Tahiri ndalohet në kufi

Deputeti i PDIU-se, Dashamir Tahiri, i shoqëruar nga gazetarë dhe kreu i komunës Markat, është ndaluar sot të kalojë pikën kufitare të Qafë Botës në Sarandë.

Mësohet se pas shumë debatësh, Tahiri është lejuar të kalojë pikën kufitare, ndërsa gazetarët dhe kreu i komunes Markat që e shoqëronin atë, nuk kanë mundur të kalojnë.

Ata jane ndaluar nga policia greke, me argumentin se janë persona të cilët konsiderohen të rrezikshëm për rendin dhe qetësinë.

Vetëm pak ditë më parë shoqata Çamëria, Klubi i Patriotëve të Rinj dhe Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet çelën në mjediset e Hotel Tirana, Javën çame Trëndafilat e Çamërisë.

Sot në përmbyllje të javës çame, deputeti Tahiri dhe qindra qytetarë të tjerë shqiptarë do të jenë në Qafë Botë, pasi ne oret e pasdites pritet te mbahet marshimi tradicional çam.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›