Marko Bello: “Kolegji ka dhene vendime profesionale”
“Vendimet e marra nga Kolegji Zgjedhor per zgjedhjet vendore kane qene ne lartesine e duhur profesionale, ne rastet kur nuk ka pasur presion politik”. Kjo eshte deklarata qe ka bere dje deputeti i Partise Socialiste, Marko Bello, ne lidhje me vendimmarrjen e organit me te larte zgjedhor. Ne nje interviste dhene per televizionin “ABC News”, Bello u shpreh se vendimet qe ka dhene Kolegji per disa komuna ku ka pasur parregullsi, jane deshmi e integritetit profesional te juristeve. Por nga ana tjeter ai ka theksuar se ne rastin e Tiranes, konteksti politik ka qene me i theksuar. “Une si deputet kam shkuar ne Kolegj ne disa raste, per disa ankimime qe kane pasur kandidatet e PS ne komunat e Beratit ku une jam zgjedhur deputet. Pashe qe ju dha te drejte PS ne disa komuna nga Kolegji. Une kuptova qe nga pikepamja profesionale, behej fjale per nje trup juristesh qe dinte te punonte. Fatkeqesia e tyre eshte se nuk lihen te punojne. Ata u lane te punohej mbi baze te ligjit ne ato komuna sepse ato nuk kishin rendesi per z. Berisha”, u shpreh Bello. Deputeti i Partise Socialiste ka folur dhe per rezultatin e zgjedhjeve lokale, duke vleresuar se pervec Tiranes, Partia Socialiste ka arritur fitore spektakolare ne gjithe vendin. Ai theksoi se opozita ka marre me shume njesi vendore dhe me shume keshilltare se zgjedhjet e kaluara. “PS ka shtrire frymemarrjen e saj dhe ka qindra keshilltare me shume sesa ne vitin 2007. Kjo eshte nje fitore spektakolare. Ne, pervec Tiranes, jemi te lumtur qe kemi arritur objektivat ne gjithe Shqiperine. Kemi marre qytete qe per 20 vite nuk i jepnin as 20 per qind te votave Partise Socialiste”, tha dje Bello. Sipas tij kreu i PS-se ne Tirane pati veshtiresi ne garen elektorale, per shkak se “nuk garonte kunder kandidatit Basha, por gjithe mazhorances”. Ai ka folur dhe per qendrimet qe do te mbaje Partia Socialiste ndaj mazhorances pas perfundimit te procesit zgjedhor. Bello u shpreh se cdo vendim do te merret nga struktura, nderkohe qe ka shtuar se nuk perjashtohet as bojkoti i perkohshem dhe protestat. Sipas tij, keto jane rruge legjitime te cdo opozite. “Ne po presim perfundimin e procesit dhe do te ndjekim rrugen ligjore, por kjo s’do te thote se do te heqim dore nga protestat dhe bojkoti i perkohshem. Keto jane mjete qe na i jep hapesira kushtetuese dhe jo mazhoranca. Do te merren vendimet e duhura ne kohen e duhur”, tha Bello. Nga ana tjeter ai ka theksuar se juristet e opozites do te ndjekin cdo procedure qe e mundeson ligji per ankimimin e rezultatit ne Tirane, duke mos perjashtuar as Gjykaten Kushtetuese. “Ne po presim perfundimin e procesit. Aksioni politik i opozites do te vendoset ne kohen e duhur. Ne ne kete faze po ndjekim me vemendje vendimmarrjen e KQZ, dhe do te vazhdojme gjithe proceduren, ne Kolegj, Gjykate Kushtetuese dhe me tej, pra cdo gje qe mund te lejohet ligjerisht”, tha Bello.
Qamil Xhani
Qamil Xhani