E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama Mungesa e shtetit po armatos popullsine eshte rritur shitja e cifteve

Gjatë një këndi fjale që zhvilloi në qarkun e Lezhës, buzë detit, nw plazhin e Tales, Edi Rama foli për mungesën e rendit në vend. Ai gjithashtu tregoi emrin e ri që ka gjetur për Kryeministrin Berisha. Me propozim nga baza socialiste, kryeministrit Berisha i ka gjetur një emër të ri.  Edi Rama prezantoi risinë gjatë një këndi fjale në Lezhë.  Sipas tij, Kryeministrin nuk do ta thwrrasw mw gjysh por katragjysh.
I pyetur mbi politikat e PS-së për rritjen e pensioneve, Rama u përgjigj duke folur për uljen e taksave.  Lideri socialist foli për mungesën e rendit në vend, dëshmi e së cilës tha se është armatosja e popullatës.  Rama tha se Shqipëria ka vetmen vijë bregdetare që s’ka lidhje me pjesën tjetër të Mesdheut. Ai premtoi krijimin e Agjencisë Kombëtare të Bregdetit që së bashku me verifikimin e pronave, vijën bregdetare në burim zhvillimi për të gjithë vendin.

Rama: E vetmja gjë dinjitoze që ka bërë Imami për ushtrinë është roli i marinarit te nëndetësja
Në këndin e dytë të fjalës që zhvilloi në Lezhë, kryesocialisti Edi Rama është spostuar nga bregu I detit brenda në qytet. Ai premtoi t’u rikthejë dinjitetin ushtarakëve dhe nuk la pa sulmuar ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. Demokratët i akuzoi se bëjnë fushatë sikur të ishin në opozitë e jo në pushtet prej 8 vjetësh.  Për të treguar që nuk është vetëm perceptimi i tij, Rama u tregoi lezhjanëve çfarë I kishin thënë në Gramsh.  Kreu i PS-së premtoi t’u rikthejë ushtarakëve dinjitetin, ndërsa kritikoi për paaftësi ministrin e Mbrojtjes, Arben Imami. Në Lezhë gjeti edhe një demokrat të zhgënjyer, që ndonëse I premtoi votën, nuk kishte shumë dëshirë për propagandë.  Rama tha se Partia Demokratike nuk është Berisha. Idetë e djathta duhet të vazhdojnë, theksoi lideri socialist, pasi askush nuk do një shtet njëpartiak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›