E Diel, 1 Nëntor 2026

TemA TV/ Berisha në Durrës: Ka informalitet në universitete, por nuk është dominues (VIDEO)

berisha tek karl gegaKryeministri Sali Berisha pranoi për herë të parë se sistemi arsimor universitar në Shqipëri shfaq dobësi dhe informalitet, por mbrohet duke shtuar se këto fenomene nuk janë dominuese.

Në universitetet e vendit, pa dyshim ka dobësi dhe elemente informaliteti, elementë papërgjegjshmërie, por këto nuk janë kurrë dominuese, këto janë tërësisht aksesorë, terciare. Dhe nuk mund të hedhësh kurrë poshtë lumenjtë e djersës që hedhin këto vajza dhe djem për t’u formuar në profesionet që ata studiojnë, nënvizoi Berisha, teksa mori pjesë në inaugurimin e godinës së parë të kampusit të Universitetit “Aleksandër Moisiu”, në Durrës.

Kryeministri Berisha hodhi poshtë në distancë akuzat e kreut të opozitës Edi Rama që i konsideron shpesh, një pjesë të universiteteve private si “piramida, apo piramida që fabrikojnë diploma”.

Të quash sot piramida universitetet e vendit është një absurditet shumë i madh. Nuk mund të hedhësh poshtë djersën e pedagogëve që me ambicien më pozitive përpiqen të kapin nivelet më të larta. Nuk mund të hedhësh poshtë përpjekjen për kampuse të tillë. Ky Universitet do të jetë diamant për kurorën e qytetit. Si kjo ndërtesë e universitetit në Durrës, nuk ka asnjë ministri, por universiteteve ju takojnë, kjo është e vërteta”, tha kryeministri.

Nga 999 studentë 7 vjet më parë, Universiteti i Durrësit numëron 14 mijë studentë, e nga një ndërtesë e improvizuar dikur, sot është një nga ndërtesat më moderne, u shpreh Berisha.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›