Rama Nano eshte distancuar me vullnetin e tij nga Partia Socialiste

Kryetari i Partisë Socialiste Edi Rama, ka hedhur një hap tjetër drejt ndarjes me liderin historik të së majtës shqiptare Fatos Nano. Rama këtë e justifikon me kandidaturën e zotit Nano për President të Republikës. Kryesocialisti Rama, në një intervistë për portalin ekpress.mk, shprehet se “Fatos Nano ka shpallur ambicjen për të qenë një President mbi palët”. Sipas Ramës, Nano është distancuar me vullnetin e tij nga Partia Socialiste, për arsyet që ka dhënë edhe publikisht. Gjatë kësaj interviste Rama ka folur edhe mbi marrëdhënien e tij me kryetarin e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta. Rama ka hedhur poshtë çdo mundësi bashkëpunimi me zotin Meta në zgjedhjet parlamentare të vitit 2013. Kryetari socialist shpreshet se Ilir Meta nuk ka asnjë lidhje me Partinë Socialiste dhe me socialistët apo progresistët. Sipas Ramës, Meta është ulur në prehërin e Berishës për të përfitruar sa më shumë nga pushteti.