E Shtunë, 31 Tetor 2026

Merret serish ne pyetje Straus Kan

Dominique Strauss-Kahn, ish kreu i FMN-së do të merret në pyetje nga policia franceze në kuadër të hetimeve për përfshirje në rrjet prostitucioni.
Marrja në pyetje do të bëhet në qytetin verior të Francës në Lile mbi dyshimet për një rrjet ndërkufitar protitucioni në Francë e Belgjikë, në të cilën janë përfshirë policë dhe zyrtarë të tjerë të lartë. Hetuesit do të zbulojnë detaje nëse prostitutat janë paguar duke shfrytëzuar fonde nga një kompani e madhe ndërtimi.
Policia ndërkaq ka marrë në pyetje prostitutat, të cilat kanë thënë se kanë patur marrëdhënie me Stros Kahn gjatë 2010-2011, në një hotel luksoz në Paris, në një restorant në kryeqytetin francez dhe në Uashington.
Ndërkohe dy persona në lidhje me Stros Kahn janë vënë në qendër të hetimeve në Francë nën akuzat për organizimin e rrjetit të prostitucionit dhe shpërdorim të fondeve të koorporatës.
Avokati i Stros Kahn ka thënë se ish-kandidati presidencial nuk e dinte që femrat, që kishte takuar ishin prostituta.
Gazetat franceze e kanë quajtur hetimin “çështja Kartlon” sipas emrit të hotelit të shtrenjtë në Lile, ku janë kryer disa prej takimeve.
Vitin e kaluar ish-kreu i FMN-së u përfshi në të tjera akuza, për përdhunimin e një kamariereje në një hotel në Nju Jork
Prokurorët e Nju Jorkut rrëzuan akuzat ndaj tij, pasi kamarierja kishte cënuar kredibilittein duke gënjyer mbi të kaluarën e saj.
Në një tjetër rast vitin e kaluar, prokurorët francezë refuzuan të ndjekin akuzat e një shkrimtareje të re, e cila akuzoi Stros Kahn për tentative përdhunimi.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›