E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nano flet si karrocier i dehur. Ruçi: Nano- Rama? Më lumturojnë socialistët e thjeshtë

Share

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, duke folur në emisionin Fakt të Çim Pekës, thotë se ai nuk ka ndërmend të kandidojë për deputet Fatos Nanon. Duke komentuar sulmet e fundit të ish- kryetarit të PS, Rama tha: Mendoj që kjo farsë është një turp, është një turp i madh për njeriun që vetëm për pak ditë më parë vetëofrohej për të qenë kreu i shtetit shqiptar dhe pak ditë më pas shpalos një fjalor, që siç shkruan diku Ismail Kadareja, do e kishte zili çdo karrocier i dehur, tha Rama.

Kreu i PS duke ironizuar me vetëofrimin e Nanos për president, tha: Nano ishte i paanë dhe e dini pse, duke i marrë bilancin e përgjithshëm të jetës së tij, duke konsideruar një pjesë si kryetar i PS dhe 7 vite si shërbëtor i politikës së Sali Berishës.

Rama tha në intervistë se ai me Metën janë ish- miq. Ai deklaroi se zgjedhjet do i fitojnë në vitin 2013 pa Metën. Rama tha se do jetë në parlament vitin e ardhshëm.

Ndërkohë, Gramoz Ruçi, personi më i përfolur këto ditë për shkak të mbështetjes që i ka kërkuar Fatos Nano, por edhe për faktin se në festën e 21 vjetorit të themelimit të PS, ishte Rama që e falënderoi personalisht, ka thënë se atë e lumturojnë socialistët e thjeshtë.

Unë kam një moshë të tillë që nuk më entuziazmojnë urime të tilla, jam më i lumtur kur i marrë nga socialistët e thjeshtë, tha Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›