E Diel, 1 Nëntor 2026

Shpresa e Nanos për rikthim në krye të PS-së përsëri e ka emrin Gramoz Ruçi

Share

Nga Eduard Zaloshnja

Në deklaratat e përditshme që po bën Fatos Nano (drejtpërdrejt ose tërthorazi nëpërmjet Arian Galdinit), duket qartë se po i var shpresat për rikthim në krye të PS-së në distancën që mund të krijojë mes figurave historike të saj dhe kryetarit aktual. Dhe njërit prej këtyre figurave, Gramoz Ruçit, ai i ka bërë ftesë publike që ta përkrahë për herë të n-të për rimarrjen në dorë të kontrollit të partisë. Në fakt, kjo ftesë e Nanos për Ruçin bën kuptim, po të kihet parasysh se përkrahja e këtij të fundit ka qenë vendimtare për marrjen e kontrollit të PS-së në shumicën dërrmuese të përplasjeve të mëdha brenda kësaj partie. Mund të thuhet pa frikë se kush ka patur përkrahjen e tij ka patur në dorë edhe kontrollin e saj.

Por a do të joshet Ruçi nga thirrjet e sirenës Nano? Në shumë vende të botës përdoret thënia Në qoftë se më gënjen një herë, është faji yt. Nëse më gënjen për herë të dytë, faji është i imi. Edhe në Shqipëri duhet të ketë vlerë kjo thënie. Madje në rastin e Nanos, bëhet fjalë për gënjeshtër për herë të n-të, jo thjesht për herë të dytë…

http://respublica.al/artikuj/2012/6/14/shpresa-e-nanos-per-rikthim-ne-krye-te-ps-se-perseri-e-ka-emrin-gramoz-ruci

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›