E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Ndarja e pushteteve, emergjencë

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka reaguar në rrjetin social twitter në lidhje me deklaratat e kryeministrit Berisha për kryeprokuroren.
Ndërsa i ka cilësuar si skandaloze deklaratat e kreut të qeverisë, Rama ka theksuar se ndarja e pushteteve është emergjente.
“Deklaratat e sotme të Saliut për Prokuroren brutalisht skandaloze!Ndarja e pushteteve një emergjencë e nënvizuar në programin e ri të PS-së” thekson Rama.
“Lexoni fjalimin e Presidentit Obama për të kuptuar më shumë pse një sistem i drejtë taksash është themelor për një shoqëri demokratike” shton më tej Rama në Twitter.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›