E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kërkesa për imunitetin, Këshilli dëgjon nesër të tre deputetët

Këshilli i mandateve dhe imuniteteve do të dëgjojë nesër të tre deputetët e Partisë Socialiste Tom Doshi, Taulant Balla dhe Besnik Bare për të cilët prokuroria e përgjithshme ka kërkuar heqjen e imunitetit. Në mbledhjen e Këshillit të Mandateve që do të zhvillohet nesër në orën 10:00 pritet të japin argumentat e tyre të tre deputetët socialistë ndaj akuzave të prokurorisë të dyshuar si organizatorë të protestës së dhunshme të 21 janarit.
 

Dy ditë më parë Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli mblodhi sot Këshillin e Mandateve dhe Imuniteteve për nisjen e procedurave për heqjen e imunitetit të 3 deputetëve socialistë. Mbledhja rreth 30 minuta u karakterizua me debate ku nuk munguan akuzat e ndërsjella mes kryeparlamentares Topalli dhe kreut të grupit parlamentar socialist Gramoz Ruçi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›