Beçaj-Wollfarth: Gjykata e Lartë funksionon me ligj të vjetruar

Gjate bisedës, Beçaj e njohu Z. Wollfarth me disa nga problematikat kryesore me të cilat përballet sot pushteti gjyqësor, duke ndaluar veçanërisht tek pavarësia dhe mirëfunksionimi i këtij pushteti si një nga tiparet themelore të shtetit demokratik.
Ambasadori i OSBE-së është shprehur i kënaqur dhe i nderuar për mikpritjen nga ana e Kryetares së Gjykatës së Lartë. “Gjyqësori dhe Drejtësia janë shtyllat kryesore që ndihmojnë qytetarët e një vendi të krijojnë besimin tek shteti i vet”, ka theksuar Wollfarth.
Ai shtoi se, respektimi i pushtetit gjyqësor nga ana e pushteteve të tjera, e transmeton këtë respekt edhe tek publiku dhe opinioni i tij mbi drejtësinë dhe anëtarët e gjyqësorit shqiptar. Ambasadori Wollfarth shprehu interesimin e tij mbi bashkëpunimin që Gjykata e Lartë gjen me dy pushtetet e tjera, si dhe aktorë të tjerë që operojnë në fushën e drejtësisë.
Në këtë kuadër Znj. Beçaj sqaroi se në mënyrë të vazhdueshme, pushtetit legjislativ dhe atij ekzekutiv i janë bërë prezent problematikat me të cilat përballet gjyqësori. Ajo theksoi se kapërcimi i kësaj situatë lidhet me vazhdimësinë e reformës legjislative dhe institucionale, gjë që kërkon ndërmarrjen e hapave konkretë nga dy pushtetet e tjera.
“Aktualisht, Gjykata e Lartë e organizon veprimtarinë e saj e mbi një ligj i cili nuk i përshtatet kërkesave të kohës dhe zhvillimeve që ka pësuar sistemi ynë i brendshëm juridik. Po kaq imediate janë dhe kërkesat për buxhet të mjaftueshëm dhe infrastrukturë të përshtatshme për ushtrimin me dinjitet të detyrës së gjyqtarit”, tha Beçaj. Gjithashtu, gjatë këtij takimi një rëndësi të veçantë iu kushtua edhe rolit të prokurorisë dhe avokatëve në mbarëvajtjen e procesit të rregullt gjyqësor.
“Për të garantuar këto standarde, është e domosdoshme marrja e masave si nga ana e prokurorisë për respektimin e kërkesave hetimore procedurale ashtu dhe nga Dhoma e Avokatisë për të siguruar pjesëmarrjen efektive të avokatëve në seancat gjyqësore”, vijoi kryetarja e Gjykatës së Lartë.
Nevoja për reformimin e pushtetit gjyqësor, u mbështet edhe nga Ambasadori i OSBE-së Eugen Wollfarth, i cili shprehu se legjislativi dhe gjyqësori duhet të gjejnë një bashkëpunim të ngushtë dhe efektiv, sidomos gjatë proçesit konsultativ për përgatitjen e projektligjeve. Wollfarth konfirmoi edhe njëherë gatishmërinë për të vazhduar bashkëpunimin mes Gjykatës së Lartë dhe prezencës së OSBE-së në Shqipëri, duke punuar përkrah njëri-tjetrit në funksion të përmirësimit të sistemit gjyqësor. /Saimir Lleshi/Start
2011-05-19 14:46