E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama Nderkombetaret te shprehen qarte per vjedhjen ne Tirane

Lideri i opozites Nuk ka dialog nese nuk pranohet manipulimi

Zgjedhjet riaktualizohen si parakusht per vendosjen e dialogut pozite-opozite. Kreu i Partise Socialiste Edi Rama deklaroi dje gatishmerine per te rinisur nje proces bashkepunimi me shumicen per te cilin kerkohet tanime pranimi publik i faktit se procesi i 8 majit per Tiranen ishte jashte standardeve demokratike. Me pushtetin qe grabiti diten per diell ne syte e te gjithe shqiptareve e nen hunden e nderkombetareve edhe zgjedhjet ne Tirane nuk ka sot per sot asnje lloj dialogu te mundshem. Per te mundesuar nje dialog serioz ne kushtet kur qeveria ka vjedhur haptas opoziten duhet fillimisht te pranohet publikisht se ajo qe ndodhi me zgjedhjet e 8 majit ne Tirane ishte jashte cdo standardi demokratik nderkombetar dhe si e tille nuk duhet te perseritet me kurre. Sigurisht kete nuk presim ta degjojme nga Saliu po nga miqte e partneret nderkombetare... u shpreh Rama. Nje kusht ky qe i meshon thelbit te debatit te dites dhe qe priret te pranoje realitetin e fakteve elektorale por jo legjitimitetin e tyre. Apeli i kreut socialist perben sipas kesaj qasjeje nje oferte per mbylljen e krizes politike te prodhuar nga zgjedhjet nese faktori nderkombetar i njeh si te drejte opozites pretendimin se me 8 maj procesi ne kryeqytet u demtua dhe u deformua. Ne kembim te ketij qendrimi qe do te faturonte drejt shumices pergjegjesine e zgjedhjeve jo te rregullta Edi Rama ka ofruar me shume sesa nje dialog te thjeshte mes paleve nisjen e procesit te reformave qe jane te domosdoshme per vendin. Vetem pastaj mund te flitet jo thjesht per dialog po per nje pakete te plote reformash e garancish kushtetuese ligjore dhe institucionale te cilat adresojne thelbesisht jo per sy e faqe aspiraten europiane te qytetareve shqiptare dhe prioritetet e percaktuara nga BE. Kete pakete smund ta garantoje Saliu po vetem komuniteti nderkombetar i cili duhet ta kuptoje se kete here ne Tirane nuk u vodh vetem opozita po u vodhen edhe Bashkimi Europian edhe Shtetet e Bashkuara edhe OSBE-ja shtoi Edi Rama. Ne njefare menyre ky mesazh i opozites paralajmeron fundin jo te mire te atij procesi qe u formalizua me 21 prill 2008 kur PD dhe PS ndryshuan Kushtetuten dhe miratuan me konsensus te gjere Kodin e ri Zgjedhor. Kreu socialist ka folur per reforma dhe garanci kushtetuese nje forme shprehjeje e rebalancimit te pushteteve permes nderhyrjeve ligjore duke prezantuar nder te tjera se leximi i krizes prej selise roze shkon deri ne zemer te sistemit. Nje element qe ka rendesi eshte fakti se apeli i PS-se vjen pasi kjo e fundit e ka zyrtarizuar ne mbledhjen e fundit te Asamblese Kombetare kursin e ri politik per venien ne jete te te cilit po kerkohet mbikeqyrje nderkombetare. Pare ne kete veshtrim nje dialog i mirefillte po ngjan disi i pamundur perderisa kerkohet ndermjetesimi i te huajve qe ishin deri diku edhe protagoniste ne zgjedhjet e fundit dhe ndaj te cileve PS po kerkon serish pjesemarrje. Ne i kerkojme sot publikisht miqve e partnereve nderkombetare qe ne kushtet kur vjedhja ka ndodhur hapur te mos mjaftohen me predikimin qellimmire te radhes. Populli shqiptar ka sot nevoje te degjoje shkoqur te verteten dhe vetem te verteten nga goja e miqve e partnereve te tij te cmuar. Ata sjane dhe smund te behen pale me vjedhesit e zgjedhjeve me gjykatesit e kapur me qeverine qe ka braktisur perfundimisht shinat e Europes demokratike duke tradhtuar hapur e shkelur dhunshem vlerat parimet standardet e integrimit ne BE e te anetaresimit ne NATO deklaroi Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›