Topi Dialogu mes paleve te nise me sezonin e ri ne Kuvend
Sesioni i ri parlamentar qe pritet te nise ne muajin shtator duket se po sinjalizon ndryshime ne Shqiperi. Shpresedhenes per kete nuk eshte me vetem qendrimi me i fundit politik i Partise Socialiste mbajtur ne mbledhjen e Asamblese Kombetare por me gjase edhe nje rol me aktiv i institucioneve shqiptare te cilat po shfaqen te interesuara ne normalizimin e klimes. Nje qasje ne kete drejtim ka bere dje edhe Presidenti i Republikes Bamir Topi i cili gjate fjales se mbajtur ne Samitin e Ohrit ka nenvizuar edhe riciklimin e dialogut ne Shqiperi. Shpreh besimin se me fillimin e sezonit parlamentar te vjeshtes ne Shqiperi do te nise nje faze e re e dialogut politik ne vend ne sherbim te se ardhmes integruese te vendit qe perfshin ndryshime ne legjislacionin zgjedhor por edhe ne miratimin e ligjeve mjaft te rendesishme per integrimin ne Bashkimin Europian citohet kreu i shtetit. Ky eshte nje qendrim i pare pas disa kohesh i Presidentit por edhe nje mesazh per fqinjet e Shqiperise qe prej kohesh konstatojne situate krize ne vend. Mbi kete optimizem per situaten e brendshme Bamir Topi ka apeluar edhe per hedhjen e hapave te reja ne rajon duke dale madje me nje propozim te vetin per samitin e radhes qe organizohet nga Mali i Zi. Une e kuptoj qe cdo vend cdo lider ka problemet e veta te karakterit te brendshem por kjo eshte permasa e liderit qe ndersa ne jeten e shoqerise serbe per te ardhmen do te jete domonante aspirimi ne Bashkimi Europian une do te uroja qe edhe Presidenti Tadic ti bashkengjitet kesaj tryeze sepse ne kete tryeze ne diskutojme vetem per projekte bashkepunimi dhe integrimi... eshte shprehur Topi. Ai ka vene theksin keshtu ne nevojen e normalizimit te dialogut serbo-shqiptar te kthimit te tij ne nje norme komunikimi qe mundesohet tashme nga objektivi i perbashket i anetaresimit ne Bashkimin Europian. Marreveshjet e para mes Serbise dhe Kosoves kane thyer kufirin e mentalitetit dhe qendrimeve dogmatike te deritanishme qe metojne te mos njohin realitetin politik ne Ballkan.