E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Ndryshimet kushtetuese, nuk nxitoj me siç bera me 2008 Qamil Xhani

Kryetari i Partise Socialiste ka kerkuar nga mazhoranca qe te kete me shume debate dhe diskutime per ndryshimin e Kushtetutes per ceshtjen e imunitetit. Ne mbledhjen e djeshme te grupit parlamentar Socialist, Rama u shpreh se PS-ja nuk do te nxitoje per te ndryshuar Kushtetuten ashtu sic beri kater vite me pare. "Patjeter ta heqim apo ta kufizojme imunitetin, por askush te mos prese dhe te mos mendoje se PS do te nderhyje ne Kushtetute me nxitimin qe nderhyri kater vjet me pare. Ne asnje menyre jo! Ne jemi te bindur se gjithmone do te bejme gabime, por ama ajo qe e dallon nje force te pjekur nga nje force aventurash, eshte se ben gjithmone gabime te reja, nuk ben gabime te perseritura", - u shpreh kreu i selise roze. Kryesocialisti ka theksuar ne fjalen e tij se nje tjeter arsye qe e ben PS-ne te jete e rezervuar ne lidhje me imunitetin jane dhe garancite per ndryshimin e drejtuesve te institucioneve si Prokuroria e Pergjithshem dhe SHISH, me zgjedhjen e kreut te ri te shtetit. "Per temen e imunitetit une do ta bej shume te qarte se kjo kerkon nje nderhyrje ne Kushtetute dhe se Partia Socialiste nuk do te nderhyje me asnjehere ne Kushtetuten e Republikes me nxitimin e 4 viteve me pare. Aq me teper sot ne kushtet kur jemi perpara faktit te kryer te kthimit te shtetit ne nje misherim te pushtetit njepartiak dhe kur nje President i zgjedhur njeanshmerisht pritet te perzgjedhe nje Prokuror dhe nje Drejtor Sherbimi qe s'kemi ende asnje arsye te besojme se do te perzgjidhen per t'i sherbyer shtetit dhe jo pushtetit", - u shpreh dje kreu i selise roze. Ai ka theksuar se per te ndryshuar ligjin themeltar te shtetit duhet te kete diskutime me te gjera sesa ato mes ligjvenesve te Partise Socialiste dhe Partise Demokratike. Ai u shpreh se per Kushtetuten duhet "hapur nje debat me te gjere se sa debati qe mund te bejne palet ne parlament, per nje nderhyrje kushtetuese ne dobi te rritjes se pavaresise se sistemit te drejtesise dhe te forcimit te luftes kunder korrupsionit. Se nuk mund te na binde dot askush qe per te forcuar luften kunder korrupsionit na u dashka nje arnim shpejt e shpejt, qorrazi, i Kushtetutes se Republikes se Shqiperise". Kreu i PS-se eshte ndalur dhe ne procesin e zgjedhjes se drejtuesve te gjykatave ne vend, duke theksuar se ne keto institucione duhen njerez qe perfaqesojne parlamentin dhe jo ata qe perfaqesojne vetem nje parti. "Per te forcuar luften kunder korrupsionit na duhen gjykata te pavarura. Na duhen gjykata, te cilat sidomos ne shkallet e tyre te larta, Gjykata e Larte, Gjykata Kushtetuese, te perfaqesojne vullnetin kushtetues te parlamentit si i tere dhe jo thjesht vullnetin e nje partie, e cila e ka kthyer Keshillin e Ministrave ne Keshill Miliarderesh, ai eshte Keshilli i Miliardereve", - u shpreh dje kreu i PS-se, Edi Rama.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›