E Shtunë, 31 Tetor 2026

Aktivitete kulturore në ditën e Lumturimit të Nënë terezës

Më 19 tetor, në Ditën e Lumturimit të shenjtores së madhe shqiptare, Nenë Terezës, që tashmë është kthyer në Festë Kombëtare, institucionet kulturore artistike në vend kanë planifikuar një sërë aktivitetesh.
Sipas zyrës së shtypit pranë MTKRS-ës, në Teatrin Kombëtar do të shfaqet premiera "Banorët e katit të V-të", vepër e dramaturgut shqiptar Kin Dushi, e cila do të vihet në skenë nga regjisorja Sonila Kapedani. Ndërkohë, në hollin qëndror të Teatrit Kombëtar të Operës dhe Baletit, do të organizohet gjatë paradites një koncert me pjesë të zgjedhura klasike, ku do të interpretojnë solistët më të mirë të TKOB.
Gjithashtu, gjatë kësaj dite dhe Qendra Kombëtare Kulturore për Fëmijë do të zhvillojë aktivitete të ndryshme për fëmijët e kryeqytetit, si ekspozitë me punimet e piktorëve të vegjël, balet klasik, valle tradicionale dhe poezi kushtuar punës dhe veprës së Shenjtores.
Ndërsa Galeria Kombëtare e Arteve do të qëndrojë hapur gjatë kësaj dite dhe mund të vizitohet nga publiku pa biletë.

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›