E Shtunë, 31 Tetor 2026

Topi: PD dhe PS harruan Gërdecin dhe 21 Janarin

bamir topiKryetari i Partisë Fryma e Re Demokratike, Bamir Topi së bashku me kandidatët e tjerë të FRD-së për deputetë në Tiranë zhvilluan disa takime me banorë të njësisë numër 2 dhe 8 në kryeqytet. Gjatë fjalës së tij, Topi tha se FRD synon një pushtet që nuk do ta vërë në funksion  të karrierave të individëve të veçantë por në shërbim të qytetarëve. Kreu i FRD-së akuzoi forcat e vjetra politike se kanë harruar dy momente të errëta ne këto 8 vite: Kaq shpejt u harrua Gërdeci dhe 21 Janari, e ka harruar edhe opozita, dhe askush nuk merret me ata të mjerë që u vranë e plagosën, tha Topi. Duke ju referuar premtimeve të kryeministrit Berisha, Bamir Topi tha se ai premton pagën e 13 por ajo ekziston me ligj, e nuk  realizohet, ai thotë se do japë pronat, por qytetarët kanë 23 vjet që nuk po i marrin. Ndërkaq në takimin me banorët e njësisë 8 Topi theksoi faktin se kjo njësi ka qenë dhe do të jetë bastion i demokracisë, por jo i asaj partie që nuk ka ditur të ruajë raportet me demokratët. FRD, nuk vjen tek ju me gënjeshtra, nuk vjen me trupë lëvizëse zgjedhore siç bën kryeministri, por ajo është mes jush me një program të qartë e të vërtetë, u shpreh kreu i FRD-së, Bamir Topi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›