Kuvend neser imuniteti i Metes dhe ndryshimet e PD
TIRANE- Ne seancen e neserme parlamentare do te shqyrtohet kerkesa e Prokurorise per heqjen e imunitetit te deputetit Ilir Meta si dhe nisma e nje grupi deputetesh te mazhorances per shqyrtimin me procedure te pershpejtuar te projektvendimit per ndryshimet ne Rregullore lidhur me modifikimin e dispozites per ndryshimin e rendit te dites si dhe nje aneks shtese te Rregullores per imunitetet.
Vendimi u mor sot ne mbledhjen e Konferences se Kryetareve kryesuar nga Kryetarja e Kuvendit Jozefina Topalli dhe Kryetareve te Komisioneve Parlamentare.
Ne njoftimin e zyres se shtypit te Kuvendit te Shqiperise thuhet se perfaqesuesit e opozites u shprehen kunder vendimit.