E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Në PS nuk ka sherre, por diskutime. Kjo është e mira e madhe dhe jo problemi

Kryesocialisti Rama i ka cilësuar të pavërteta zërat në media se brenda Partisë Socialiste ka sherre.

Një furi titujsh e nëntitujsh për të gënjyer opinionin publik me lajme nga “brenda” PS që pasqyrojnë sherre inekzistente! Asgjë e vërtetë, shprehet Rama në Tuiter.

Sipas Ramës, brenda partisë më të madhe të opozitës  ka diskutime, të cilat më shumë se çdo gjëje i shërbejnë mbarëvajtjes së kësaj force politike.

Në PS ka pasur ka dhe do ketë gjithnjë diskutime për mbarëvajtjen e familjes sonë politike. Kjo është e mira e madhe, jo problemi i PS, shprehet Rama më tej.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›