E Shtunë, 31 Tetor 2026

Shqipëria bashkëspornorizuese e rezolutës për Sirinë

Ministria e Jashtme thekson se vendi ynë u rendit në listën e vendeve bashkëspornorizuese të kësaj rezolute.

Me anën e kësaj rezolute, komuniteti ndërkombëtar dënon me forcë dhunën tashmë të përhapur në tërë territorin e Sirisë, si dhe shtimin e numrit të viktimave të shkaktuara nga regjimi i Bashar Al Asadit mbi popullsinë e pafajshme të vendit të tij.

Kjo rezolutë kërkon pushimin e menjëhershëm të dhunës shtetërore mbi civilët, respektimin e të drejtave dhe lirive themelore të njeriut dhe mbrojtjen e popullsisë. Votimi i kësaj rezolute, e cila bazohet mbi planin e propozuar nga vendet anëtare të Ligës Arabe, synon krijimin e një konsensusi ndërkombëtar për zgjidhjen e krizës në Siri.

“Kjo rezolutë, e cila mori mbështetjen maksimale në votim, kërkon të sigurojë një transformim demokratik të shoqërisë e të sistemit shtetëror në Siri, nëpërmjet një procesi politik, në një mjedis të çliruar nga dhuna dhe ekstremizmi”, thekson deklarata.
 

                                                                                             2012-02-19 09:06
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›