E Shtunë, 31 Tetor 2026

Siri, mbi 8 mijë viktima që nga nisja e protestave

Të paktën 8000 sirianë janë vrarë deri tani në protestat e nisura rreth një vit më parë. Shifrat bëhen të ditura nga Komitetet e Koordinimit Lokal, të cilat kanë përpiluar listat me emrat e viktimave.

Në faqen e dokumentimit të dhunës në Siri (http://vdc-sy.org/) numërohen emrat e 8.311 personave, prej të cilëve 6.529 civilë dhe 1.765 ushtarakë dezertorë ose forca të qeverisë.

Nga 15 marsi 2011 deri sot janë vrarë 559 fëmijë dhe adoleshentë, ndërsa 257 viktima janë gra.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›