Rama: Në mandatin e katërt do të rritet punësimi

Zhvillim ekonomik të Tiranës për të arritur një transformim si ai i bllokut të banimit 59 në njësinë 1 në kryeqytet.
Ky ka qenë premtimi që kryebashkiaku Edi Rama i ka bërë banorëve të kësaj kësaj zone të rehabilituar nga pikëpamja infrastrukturore me ndërhyrjen e bashkisë Tiranë.
Duke dëgjuar shqetësimet e kryeqytetaasve për varfëri, Rama tha se në mandatin e tij të 4 do të rritet punësimi dhe gjendja ekonomike e familjeve shqiptare.
Pas këtij takimi kryebashkiaku i është rikthyer pasionit të vjetër për basketbollin. Në ekip me lojtarë nga rrjeti rinor të PS-së Rama ka sfiduar disa deputetë socialistë duke shënuar jo pak herë.