E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Qeveria, propagandë të shfrenuar kundër bashkisë

Kryetari aktual i bashkisë së Tiranës dhe njëherësh edhe kandidati për këtë post Edi Rama ka prezantuar sot kandidaten e koalicionit “aleanca për të ardhmen” në njësinë numër 10 Enada Alikaj.
 

Në fjalën e tij Rama ka akuzuar qeverinë se po përbalt punën e kryer nga bashkia e Tiranës për zhvillimin e kryeqytetit.
 

“Qeveria ka investuar në një propagandë të shfrenuar për të pëbaltur punën e bashkisë. Qytetarët paguajnë 5500 lekë te vjetra për shërbime ndërkohë që qeveria u merr atyre 50 herë më shumë taksa” theksoi Rama.
 

Ai ka theksuar gjithashtu se ndihet krenar për punën kolosale të zhvilluar nga bashkia e Tiranës në këto 11 vjet qeverisje.

“Tirana sot është gjithmonë e më shumë kryeqyteti i të gjithë shqiptarëve. Ne jemi krenar se ne e mishërojmë ambicien dhe pasionin dhe ëndrërn për Tiranën kryeqytetin europian për të gjithë shqiptarët” theksoi më tej Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›