E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kamëz, rrihet simpatizanti i Partisë Demokratike

Konflikti mes simpatizantëve të PS-së dhe të PD-së para mitingut elektoral të Partisë Socialiste në Kamëz ka pasur si bilanc një të plagosur si dhe një të shoqëruar.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrugës "Manhatan", pranë vendit ku po ngrihej tribuna për zhvillimin e takimit elektoral të Partisë Socialiste. Sipas njoftimit për shtyp të policisë së Tiranës mësohet se ka patur një konflikt ndërmjet simpatizantëve të Partisë Socialiste, dhe personave të tjerë si edhe një punonjës i Bashkisë Kamëz.
 

Nga ky konflikt, është plagosur Rasim Hoxha, 43 vjeç, me detyrë Punonjës Policie pranë Bashkisë Kamëz, i cili në momentin e plagosjes ka qënë duke vendosur pankarta të Partisë Demokratike dhe aktualisht ndodhet për trajtim mjekësor në Spitalin Ushtarak në Tiranë.

Nga veprimet e para hetimore të kryera në vendin ku ka ndodhur incidenti, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr.5 Tiranë, kanë bërë të mundur të identifikojnë, si autor të mundshëm të plagosjes së Rasim Hoxha, i cili dyshohet të jetë Petrit Hoxha, 36 vjeç, i cili aktualisht po merret në pyetje në lidhje me rrethanat e kësaj plagosjeje, në Komisariatin e Policisë Nr.5 Tiranë. Për këtë ngjarje ka reagur edhe kryetari i PS-së së Kamzës Sul Cara.

Ndërkohë në orën 17.00 PS-ja do të hap fushatën elektorale në Kamëz ku do të prezantohet edhe kandidati për bashkinë e Kamës Ragip Suli.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›