E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Në parlament vetëm për transparencë, më 30 prill opozita proteston në Tiranë Kryetari i PS, Edi Rama

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, deklaroi sot gjatë fjalës së mbajtur përpara zhvillimit të punimeve në Asamblenë Kombëtare, se grupi Parlamentar Socialist do të jetë në Kuvendin e Shqipërisë vetëm për të kërkuar transparencën e zgjedhjeve. “Përsa kohë që Parlamentin nuk udhëhiqet në veprimet e tij nga Kushtetuta nga ligji apo rregullorja, PS nuk ka asnjë punë tjetër me këtë Parlament përveç çështjes së transparencës që vjen vetëm përmes hapjes së kutive”, deklaroi Rama. Kryesocialisti bëri të ditur gjithashtu se janë e ardhshme do të nisin protestat në rrethe dhe tha se protesta e madhe do të zhvillohet më datë 30 prill në Tiranë. Ai ftoi qytetarët që të “të adaptojnë 30 prillin si datën e rikthimit në bulevardin Dëshmorët e Kombit të gjithë masës qytetare protestuese të vijë në Tiranë”.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›