E Shtunë, 31 Tetor 2026

Perfitimet nga traktati SHBA-Rusi

Nga Brian Whitmore
Me ne fund, Moska dhe Uashingtoni jane prane nenshkrimit te nje traktati te ri per reduktimin e armeve berthamore. Sipas eksperteve, perfitimet nga pakti do te mund te shtrihen edhe pertej kontrollit te armatimit. Steven Pifer, ish-zyrtar i Departamentit te Shtetit, thote se pakti i ri START duhet te coje ne nje marredhenie me konstruktive SHBA-Rusi, me perfitim nga te dyja palet. "Nese hidhni nje veshtrim mbrapa te marredhenieve SHBA-Rusi, do te vini re progres ne kontrollin e armeve me ndikim me te gjere. Ndonjehere, ky ndikim mund te jete jeteshkurter, por tenton t'i jape nje shtyse", thote Pifer.
Presidenti i SHBA-ve, Barak Obama, dhe homologu i tij, Dmitri Medvedev, kane planifikuar te zhvillojne nje bisede telefonike per t'i zgjidhur detajet perfundimtare te paktit. Nenshkrimi pritet te behet ne fillim te prillit, ne Prage. Sipas Piferit, shpresa ne Uashington eshte qe marreveshja e carmatimit do te coje ne ndihmen me te madhe ruse ne ceshtjet me interes te SHBA-ve. Analisti ne Moske, Aleksander Golts, thote se pakti krijon mundesi bashkepunimi ne shume sfera. Nuk mendoj se eshte ide e mire te fillohet riorganizimi i marredhenieve SHBA-Rusi me traktatin START, pasi kjo na vendos disi ne nje mjedis te nje lloj lufte te ftohte. Por, fakti se ata me sukses kane plotesuar traktatin, krijon mundesine per bashkepunim ne shume sfera, perfshire Afganistanin dhe Iranin", thote Golts.
Zedhenesi i Ministrise se Jashtme ne Rusi, Andrei Nesterenko, thote se Moska eshte e hapur ta mbeshtese nje raund te ri te sanksioneve te OKB-se ndaj Teheranit. "Nese nuk ka permiresim te dukshem ne kete drejtim, nuk e perjashtojme mundesine te veme presion shtese mbi iranianet me ane te sanksioneve", thote Nesterenko. Pifer thote se, muajt e fundit, Rusia eshte treguar e hapur ne mbeshtetjen e sanksioneve kunder Iranit. "Mendoj se Rusia po u pergjigjet ne njefare menyre ndryshimeve ne marredheniet me SHBA-te. Pjese e kesaj eshte se edhe ata jane te pakenaqur me Teheranin. Ruset jane te pergatitur per te shkuar me tej, krahasuar me gjashte muaj me pare, dhe ky eshte zhvillim i mire", thote Pifer.
Firmosja e traktatit te ri START, e planifikuar ne fillim te prillit, i bie pak perpara konferences ne Uashington per sigurine e armeve berthamore. "Kjo do te forcoje doren e administrates, pasi mesazhi eshte: ne po bejme pjesen tone, ne po i reduktojme armet berthamore. Kjo nuk do ta binde Korene e Veriut ose Iranin qe te terhiqen nga programet e tyre. Por, do te ndihmoje ne krijimin e me shume barrierave, duke i dhene te drejta inspektimi Agjencise Kombetare te Energjise Atomike, qe krijon me shume pengesa per aspirantet berthamore", thote Pifer.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›