Rama Nese nuk marrim masa radikale rrezikojme qe vendi te kthehet ne mocal
Shqiperia nuk duhet te kthehet ne mocal. Keshtu ka deklaruar kryetari i Partise Socialiste Edi Rama i cili ka vizituar zonat e permbytura ne rajonin e Fierit mesditen e se henes. Edhe pse u sulmua nga mazhoranca aktuale per nje braktisje te tragjedise natyrore kreu i PS-se ka vijuar normalisht veprimtarine e tij politike duke kryer jo vetem protestat e parashikuara ashtu sic beri tri dite me pare ne Pogradec por duke vizituar edhe zonat e prekura nga permbytjet. Rama ka ardhur ne Fier ku lumenjte Vjose Seman dhe Gjanice perpine me daljen e tyre nga shtrati dhjetera banesa aktivitete private toka dhe rruge pas vizites se kryer ne Durres dhe nje dite me pare ne Shkoder. Shqiperia eshte kthyer ne mocal. Me mijera shtepi ne Shkoder Vlore Fier Durres po permbyten. Kjo gjendje nuk duhet te vazhdoje keshtu dhe shteti duhet ta zgjidhe nje ore e me pare kete fenomen tha Rama. Lideri i opozites ishte shoqeruar edhe nga deputetet Bashkim Fino Gramoz Ruci Armando Subashi Ervin Koci Blendi Klosi si dhe nga drejtues te tjere te PS-se dega Fier. Rama ka biseduar me banore te cilet sa here qe vjen Vjosa perballen me vershimin e saj duke u permbytur. Banoret i jane ankuar Edi Rames se ende nuk kane marre ndonje ndihme nga shteti duke ia vene fajin e permbytjes argjinatures qe sipas tyre duhet ndertuar jo me dheacute por me beton duke akuzuar keshtu per vjedhje te fondeve te investimeve te deritanishme qe kane qene thjesht nje farse. Gjithsesi Rama pasi ka degjuar banoret eshte shprehur se e gjithe Shqiperia rrezikon te mocalizohet edhe nje here tjeter nga e para si dikur pasi i eshte shkaterruar e gjithe infrastruktura mbrojtese dhe mbajtese per te perballur cdo lloj prurje shiu apo uji. Ne qofte se nuk behet sot nje operacion radikal duke adresuar te gjitha fondet qe ka shteti per investimet publike dhe infrastrukturen hapjeje pastrime sistemime kanalizime te vijave te kullimit ngritja e argjinaturave etj. te shkaterruara nga barbaria neser jo vetem qe do jete shume vone ne raport me permbytjet qe po perseriten cdo vit e me shume por mund te gjendemi para katastrofave qe mund te marrin jete njerezish. Prandaj duhet nderhyre per te korrigjuar nje gabim historik te ketyre viteve sidomos viteve te fundit kur nuk eshte bere asgje tjeter vecse jane hedhur parate e popullit per shirita elektoral per te marre vota e per te vazhduar pastaj historine me vota te vjedhura me perfitime te paligjshme me korrupsion dhe abuzime ka deklaruar lideri i opozites Edi Rama.