E Diel, 1 Nëntor 2026

Lundrim mbi Velipojen e mbytur nga porti i Torovices ne ast

Reportazh Shtepive u duken vetem catite. 12 mije vete te pastrehe

Ne Velipoje shkohet vetem ne rruge ujore me anije ose me motobarka. Edhe ne ato fshatra qe teorikisht jane larg detit e lumenjve shkohet vetem duke lundruar. Ka dy rruge per te arritur ne ato pjese te Velipojes qe kane mbetur ende mbi uje Me anije nga porti i Shengjinit ose me motobarka nga porti i Torovices. Lundrimi qe behet mbi tokat te cilat para pak javeve banoret e zones i mbillnin me grure nuk eshte aq komod sa ne det apo liqen te vertete. Asnje lundertar nuk e njeh mire rrugen e ketij liqeni te krijuar rishtas dhe ne cdo meter mund te hasesh ne peme shtylla apo cati shtepish te mbytura nga uji.

Ne zgjodhem portin e Torovices per te shkuar ne Velipoje. U nisem nga Shkodra drejt fshatit Mjede me pas drejt Kryebushatit per te shkuar ne fshatin Balldre te Lezhes e nga aty per ne Torovice duke perdorur rrugen e vjeter Shkoder-Tirane. Sapo kalon Torovicen dhe futesh ne territorin e Qarkut Shkoder syri te sheh vetem uje. Fare prane argjinatures se Torovices ku ende punohet per ta mbrojtur ne menyre qe uji i Nenshkodres te mos depertoje drejt Lezhes ndodhet nje port i vogel i krijuar nga banoret e Velipojes. Udhetimi yne vazhdon me nje gomone qe ka motor te fuqishem. Duket si nje lundrim mbi det por frika eshte me e madhe pasi drejtuesi i gomones nuk e njeh mire rrugen. Pasi kemi lundruar 30 minuta mbi ujerat e Bunes dhe Drinit te shoqeruar nga era e ftohte i afrohemi rruges nacionale Shkoder-Velipoje. Kete mund ta kuptosh vetem kur shikon nje tabele te sinjalistikes rrugore qe vetem pak centimetra ka mbetur pa u mbuluar plotesisht. Pyesim ku ndodhen parmaket e Ures se Gjo Lulit. Drejtuesi i gomones shpjegon se sapo kaluam mbi parmaket e ures. Eumlshte nje udhetim si ne perralle qe te krijon trishtim dhe ankth.

Rreth 10 minuta pasi leme Uren e Gjo Lulit mberrijme ne fshatin Malkolaj. Eumlshte vendi i pare ku shohim toke qekur jemi nisur nga argjinatura e Torovices. Edhe aty eshte krijuar nje port i vogel.
Nje nga zonat me problematike ne Velipoje eshte fshati Cast.

Argjinatura e Bunes nuk duket me ndersa ne shume shtepi uji eshte vetem 20 cm larg cative. Kaq lart ka shkuar niveli i ujit ne kete zone sa edhe shtyllat elektrike jane mbuluar. Nje nga banoret e zones Mark Simoni thote Brenda nje viti uji ka arritur dy here deri tek catia ne shtepine time. Njerezve kur u pikon catia behen me stres kurse neve na shkon uji deri ne cati dhe vetem Zoti e di si jemi gjalle. Jemi merzitur aq shume sa tashme nuk na ben pershtypje sikur gjithcka te ndodhe. Jemi njerez qe jetojme kot keshtu jeta nuk ka kuptim. Aktualisht duhen vetem 20 cm qe uji te mbuloje gjithe shtepine. Pese rob te shtepise i kam derguar te te afermit dhe vete kam qendruar te shoh shtepine se nuk mund ta le vetem me mbushen syte me lot kur i kthej shpinen.

Ne zone degjon halle nga me te ndryshmet. Te gjitha kane te bejne me permbytjen. Keta njerez te varfer te kesaj zone duket se me shume se askush po perjetojne trishtimin e permbytjes. Nje burre afrohet tek bashkefshataret me sy te perlotur duke thene Dje mund ta shihja shtepine sot eshte mbuluar krejtesisht nga uji. Te tjeret nuk flasin ulin koken dhe pastaj hedhin syte nga uji me friken se do ta kene ata radhen per te pasur fatin e bashkefshatarit. Banoret e Castit duken te gjunjezuar ne kete beteje me ujin. Largohemi nga fshati ku mbreteria e ujit komandon gjithcka dhe marrim rrugen e kthimit duke ndjekur te njejtin itinerar levizjeje. Leme pas Velipojen me 12 mije banore qe gjithe diten rrine me sy nga uji dhe naten e kalojne duke u lutur.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›