E Diel, 1 Nëntor 2026

Takim per pjesemarrjen e femrave ne politike

Ne Shengjin u organizua nje takim ballafaques mes Task-Forces se ngritur ne Lezhe deputeteve te Qarkut te Lezhes si edhe drejtuesve politik dhe atyre vendor.
Zv.shefja e Departamentit te Demokratizimit prane OSBE-se Alenke Verbole theksoi se keto takime realizohen ne kuader te projektit Rritja e rolit te gruas ne qeverisje 2009-2011 te financuar nga Ambasada e Mbreterise se Holandes dhe Agjencia Suedeze per Zhvillim dhe Bashkepunim Prezenca e OSBE-se duke synuar rritjen e perfshirjes se grave ne politike dhe vendimmarrje.


Deputeti i PS per Qarkun e Lezhes Gjovalin Kadeli u shpreh se perfshirja e grave ne politike eshte e rendesishme pasi ato do ta benin politiken jo agresive sic eshte por te qete dhe te besueshme.
Nderkohe Deputetja e PD per Qarkun e Lezhes Paulina Hoti vleresoi ngritjen e Task-Forces ne Lezhe dhe vuri theksin se PD-ja ne Qarkun e Lezhes po zbaton kuoten gjinore ne politike prej 30 si per kandidatet vendor ashtu edhe per anetare te keshillave vendor.


Ne kete takim u theksuar se ne Platformen Kombetare te Grave te ngritur nga OSBE jane bashkuar 600 gra nga i gjithe vendi ku ne cdo qark jane ngritur Task-Forcat.
Ndonese dy vitet e fundit eshte bere progres ne perfshirjen e grave ne qeverisje ne Qarkun e Lezhes shifrat vazhdojne te jene ende te uleta. Nga 5 deputete vetem nje eshte femer ndersa ne 21 njesite vendore nuk ka asnje drejtuese femer kurse ne keshillat e 9 komunave dhe 1 Bashkie ne rrethin e Lezhes nga 160 keshilltare vetem 8 jane femra.


Deklarata e perbashket e Task-Forces per Platformen Kombetare te Gruas i eshte drejtuar me nje apel si subjekteve politike drejtuesve vendor anetareve te Kuvendit si edhe te gjitha institucioneve ku kerkohet zbatimi i dispozitave ligjore mbi barazine gjinore te Kodit Zgjedhor per kuoten gjinore prej 30 .
Deputetet dhe drejtuesit e subjekteve politik pjesemarres ne kete tryeze deklaruan se ne listat e kandidateve per njesite vendore dhe anetare te keshillave do te zbatohet kuota gjinore.



Më shumë nga Politika

Të gjitha ›