E Shtunë, 31 Tetor 2026

Obama uron per 100 vjetorin e Pavaresise

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Barak Obama ka uruar popullin shqiptar me rastin e 100 vjetorit të pavarësisë. Ne letrën e urimit, Obama u shpreh se në këtë moment historik, Shqipëria është e gatshme për të konsoliduar dhe më shumë demokracinë e saj, të rrisë ekonominë e vendit dhe të vazhdojë reformat e nevojshme për të pasur vendin që meriton në Europë. Presidenti Obama tha se lidhjet e ngushta mes Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Shqipërisë datojnë që nga vitet e para të pavarësisë së vendit. Ai theksoi se bashkëpunimi mes dy vendeve është përforcuar dhe nga lidhjet mes dy popujve, dhe se shoqëria Amerikane është pasuruar nga kontributet e gjeneratave shqiptaro – amerikane. Obama ka përmendur dhe fjalimin historik të sekretares amerikane të shtetit Hilari Klinton në parlamentin e Shqipërisë. Ai ka këmbëngulur dhe njëherë se Shtetet e Bashkuara të Amerikës qëndruan me popullin shqiptar në 100 vitet e para të pavarësisë së vendit dhe do të qëndrojnë me ‘të edhe për qindra e qindra vjet të tjera. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›