Eksploziv me telekomande makina shperthen ne levizje
Eksploziv me telekomande ne makinen e nje specialisti te nje kompanie celulare. Ngjarja e rende ka ndodhur mengjesin e djeshem kur ai sapo kishte dale nga banesa nderkohe qe nuk dihet motivi i atentatit. Fatmiresisht i demtuari ndodhet jashte rrezikut per jeten por ka pesuar fraktura te shumta ne kembe. Policia e kryeqytetit tha se rreth ores 08.45 ne rrugen e Elbasanit prane Fakultetit te Gjuheve te Huaja ne Tirane ka shperthyer gjate ecjes nje automjet tip lsquoMitsubishi me targe TR 2029 T me drejtues shtetasin Admir Gezim Sulaj 34 vjec lindur ne Permet dhe banues ne Tirane. Menjehere ne vendin e ngjarjes shkoi grupi i posacem hetimor eksperte te Njesise se Specializuar Antieksploziv dhe oficere te Hetimit te Krimit te cilet aktualisht jane duke kryer ekzaminime dhe ekspertime per kete ngjarje. Paraprakisht nga grupi hetimor dyshohet se automjeti tip Mitsubishi ka shperthyer ne pjesen e perparme si pasoje e vendosjes se nje sasie lende eksplozive duke plagosur drejtuesin Admir Sulaj i cili u dergua menjehere ne spital ku aktualisht po merr ndihmen e pare mjekesore dhe ndodhet jashte rrezikut per jeten. Grupi hetimor nen drejtimin e prokurorit po kryejne ekzaminimet hetimet dhe veprimet e para procedurale me synim zbardhjen e rrethanave te ketij shperthimi. Me zbardhjen e kesaj ngjarjeje po merret Seksioni kunder Krimeve ndaj Jetes qe po heton per vepren penale te vrasjes se mbetur ne tentative. Burimet nga policia shpjeguan se per ngjarjen eshte marre ne pyetje edhe i demtuari i cili ka deklaruar se nuk kishte asnje konflikt. Madje edhe fqinjet e tij e njohin si njeri pa probleme. Ai punon ne nje kompani celulare dhe ka nje femije. Diten e djeshme ai ka marre mjetin e tij qe e kishte te parkuar ne oborrin e baneses private prane Vilave gjermane ne rrugen e Elbasanit. Policia dyshon se gjate nates atij i kane vendosur eksplozivin me telekomande. Dje Sulaj eshte nisur per ne pune dhe prane Fakultetit Filologjik makina ka shperthyer. Nga shperthimi ai ka pesuar fraktura ne te dyja kembet si dhe ka keputje te tendines se Akilit. I plagosuri eshte derguar fillimisht ne Spitalin Ushtarak por me vone eshte transferuar ne nje spital privat. I marre ne pyetje ai ka shpjeguar se nuk kishte asnje konflikt me persona per te cilet mund te dyshoje se kane dashur ta vrasin.