E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rama: Nje demagogji e qeverise, rritja e pagave dhe pensioneve

Denis Dedej

"Qeveria, nje demagogji ne aspektin e rritjes se pagave e pensioneve, ne nje kohe qe me keto pagesa blihet me pak se kater vite me pare". Kjo eshte deklarata e bere nga kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama, gjate ndaleses se radhes, te turit te tij paraelektoral ne qytetin e Vlores. I ndodhur ne qytetin bregdetar per te prezantuar programin e ri qeverises te socialisteve, Rama ka folur per nje Shqiperi qe zhvillohet e gjitha njesoj, per nje Shqiperi qe te jete vertete e zhvilluar ne fshat e ne qytet, jo me me zhvillim te diferencuar, ku ca jane te nenes dhe ca jane te njerkes. "Shqiperine, nenen e te gjitheve do ta bejme me kete politike te re, e cila eshte per njerezit dhe nga njerezit", deklaroi lideri socialist perpara mbeshtetesve vlonjate. Gjithashtu, ai ka akuzuar qeverine per demagogji ne aspektin e rritjes se pagave dhe pensioneve ne nje kohe qe sot, sipas tij, me keto paga e pensione te rritura, blihet me pak se 4 vjet me pare. "Kryeministri bashke me ministrat dhe te tjeret, iu tregojne grafiket e rritjes se rrogave. Me rrogat e rritura te Sali Berishes, cuditerisht blejne me pak se c'blinin perpara se Sali Berisha te behej kryeminister", deklaroi Rama. Gjate takimit, kryetari i partise me te madhe ne opozite premtoi per qytetaret vlonjate, ndertimin e nje porti dhe nje universiteti evropian per kete qytetet. "Dy projektet e medha per te cilat une do te angazhohem me mish e me shpirt, do te jene fillimi i ndertimit te nje porti evropian dhe fillimi i punes per nje universitet evropian per Vloren", theksoi kryesocialisti. Apeli i Rames nga qyteti bregdetar per te gjithe Shqiperine, ka qene per t'ju bashkuar politikes se re te Partise Socialiste, e cila nuk do te qeverise me e vecuar nga njerezit, por ne konsultim te perhershem me ta, per te qene nje qeverisje me qytetaret dhe per qytetaret. "Vetem duke e qeverisur se bashku, ne mund ta ndryshojme Shqiperine, Shqiperia nuk mund te ndryshoje duke u qeverisur nga kutia e televizorit. Shqiperia nuk mund te ndryshoje duke mbetur ne duart e pak njerezve", u shpreh kryesocialisti. Ai tha se Shqiperia nuk mund te ndryshoje duke vazhduar te njejten kenge, qe degjojme 18 vjet me radhe. "Shqiperine do ta ndryshojme duke e nxjerre politiken nga kutia e televizorit, duke e cuar qeverine ne duart e njerezve. Do ta ndertojme Evropen ne cerdhet, ne kopshtet, ne shkollat, ne universitetet, ne spitalet, ne qendrat shendetesore, ne rruget tona", perfundoi fjalen e tij, kryetari i Partise Socialiste, Edi Rama.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›