E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama: Nëse nuk ka manipulime, mbaj përgjegjësi

Kryetari i PS-së, Edi Rama, shprehu dje bindjen se në rast se hetimi i kërkuar nga Partia Socialiste për zgjedhjet e 28 qershorit të 2009-s nuk arrin të paraqesë në fund të tij asnjë manipulim, atëherë ai bashkë me partinë që drejton

Kryetari i PS-së, Edi Rama, shprehu dje bindjen se në rast se hetimi i kërkuar nga Partia Socialiste për zgjedhjet e 28 qershorit të 2009-s nuk arrin të paraqesë në fund të tij asnjë manipulim, atëherë ai bashkë me partinë që drejton, do të mbajnë përgjegjësi. “Më vjen mirë që përfaqësuesit e mazhorancës janë të ngazëllyer nga hetimi i prokurorisë së Shkodrës. Atëherë duhet që të na krijojnë mundësinë neve që hetimi të bëhet për të gjithë vendin me anë të komisionit. Në rast se pretendimet tona për manipulime pas hetimit parlamentar nuk provohen, përgjegjësitë do të jenë të Partisë Socialiste, ndërsa në të kundërt, ky hetim do të shërbejë që palët të reflektojnë për të vendosur piketat e duhura për mbajtjen e zgjedhjeve me standardet e kërkuara”, - tha Rama.

Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, shprehu dje bindjen se në rast se hetimi i kërkuar nga Partia Socialiste për zgjedhjet e 28 qershorit të 2009-s nuk arrin të paraqesë në fund të tij asnjë manipulim, atëherë ai bashkë me partinë që drejton do të mbajnë përgjegjësi. “Më vjen mirë që përfaqësuesit e mazhorancës janë të ngazëllyer nga hetimi i prokurorisë së Shkodrës. Atëherë duhet që të na krijojnë mundësinë neve që hetimi të bëhet për të gjithë vendin me anë të komisionit. Në rast se pretendimet tona për manipulime pas hetimit parlamentar nuk provohen, përgjegjësitë do të jenë të Partisë Socialiste, ndërsa në të kundërt ky hetim do të shërbejë që palët të reflektojnë për të vendosur piketat e duhura për mbajtjen e zgjedhjeve me standardet e kërkuara”, - tha Rama. Deklarata e kreut socialist erdhi gjatë diskutimit të tij të përjavshëm me gazetarët në lidhje me hetimin e zgjedhjeve nga prokuroria në Shkodër, hetim nga i cili nuk doli asnjë manipulim. Kreu i selisë rozë duke qenë i bindur në manipulime të zgjedhjeve të kaluara, theksoi se është vonuar tej mase kërkesa e socialistëve për hetim të zgjedhjeve me anë të një komisioni hetimor me shumicë nga opozita e nën drejtimin e opozitës, me një mandat të plotë hetimi për kutitë e materialeve zgjedhore. “Hetimi i zgjedhjeve është imperativ dhe për të hyrë në një proces normalizimi në funksion të procesit normal të zhvillimit të demokracisë. Hapja e hetimit në datën 23 dhjetor, dhe pse kjo është një çështje e lënë për çastin e fundit, tregon se nuk ka vullnet për zgjedhje. Do të ishte hapja e asaj rruge që mbetet e bllokuar që është rruga drejt Bashkimit Evropian”, - u shpreh Rama. Më tej, kreu i opozitës vazhdoi me serinë e akuzave, ku theksoi se pengesa e vetme për hetimin e zgjedhjeve është Kryeministri Berisha. “Saliu të gjejë forcë që të ngrihet përtej mendjes së shthurur që e ka karakterizuar pas zgjedhjeve dhe të bëjë detyrën ndaj shqiptarëve dhe pse nuk e kanë zgjedhur e kanë sot Kryeministër dhe që e kanë lënë në baltë Shqipërinë duke shkaktuar refuzimin e Komisionit Evropian”. Por pavarësisht akuzave të tij ndaj mazhorancës dhe Kryeministrit, si shkaktar kryesor, sipas tij, të refuzimit të BE-së, kreu socialist në kundërshtim me vetveten deklaroi se protestat e opozitës do të vazhdojnë dhe pas marrjes së garancisë për ngritjen e komisionit hetimor për hetimin e zgjedhjeve parlamentare të 28 qershorit 2009. "Protestat janë pjesë e opozitës, pasi sot ka 1001 arsye për të protestuar”, - nënvizoi Rama. Kështu, socialistët dhe aleatët e tyre të majtë me në krye Edi Ramën, pavarësisht faktit se kërkesa e tyre kryesore në fillim të protestave ishte transparenca, nuk do t’i ndalojnë protestat, edhe tani që transparenca e kërkuar prej tyre është në prag të realizimit të saj, dhe sipas kryesocialistit kjo bëhet pasi në vend ka shumë arsye për të protestuar. Por një nga arsyet kryesore të refuzimit të BE-së ndaj Shqipërisë ishte pikërisht mosfunksionimi i duhur i institucioneve kryesore në vend, shkaktar kryesor i të cilës ishte opozita me bojkotin dhe protestat në rrugë, të cilat nuk çuan përpara vendin me anë të reformave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›