APKE, Rusmajli:Jo tone alarmante

Kryetari i Delegacionit shqiptar në Asamblenë Parlamentare në KiE, Ilir Rusmajli ka reaguar pas deklaratës së APKE-së duke theksuar se kjo deklaratë duhet marrë seriozisht edhe pse nuk ka tone alarmante. Në një prononcim për mediat Rusmajli theksoi se deklarata e Asamblesë së KiE-së përsërit ftesën për opozitën që në rast se ka një shqetësim në interpretimin e vendimit të kushtetueses t'i drejtohet Gjykatës Kushtetuese më pas Komisionit të Venecias.
"Përsëritja e rekomandimit nga byroja do të thotë që shpresat nuk kanë humbur që zoti Rama më në fund ta pranojë këtë rekomandim" theksoi Rusmajli duke shtuar se maxhoranca i ka pranuar rekomandimet e ndërkombëtarëve gjë që nuk është bërë nga kreu i opozitës Rama.
Rusmalji duke analizuar deklaratën e byrosë së Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Europës theksoi se deklarata nuk lë pa evidentuar faktin se Komisioni Hetimor Parlamentar i ngritur me nismën e opozitës, sot është i pezulluar për shkak se opozita refuzon pjesëmarrjen e saj . Sipas tij nisur nga këto zhvillime më të fundit deklarata përtej vitës së Komitetit Presidencial të KiE, i bën thirrje palëve që të forcojnë dialogun politik dhe ti kthehen në mënyrë permanente jetës parlamentare, jetës funksionale sepse vendi ka nevojë për reforma urgjente.
Ndërkohë Rusmajli theksoi edhe njëherë se maxhornca është e vendosur të shpreh gadishmërinë e saj dhe mirëpret vullnetin e opozitës për të marrë pjesë në jetën parlamentare pasi është në të mirë të vendit dhe vetë opozitës.