Rama: “Nuk do të rrimë vetëm spektatorë, nuk jemi “Big Brother”
04/05/2010 Aleatët shfaqen në foltoret e PS-së pas mungesës së një dite më parë
Dje ishte radha e Elbasanit për t’i dhënë përkrahje grevës së urisë
Dje ka qenë radha e qarkut të Elbasanit për t’iu bashkuar protestës së PS-së në Tiranë. Në ndryshim me një ditë më parë, në tribunën e folësve në miting u panë dhe krerët e partive të ndryshme politike, mungesa e të cilëve u vu re një ditë më parë. Kreu i PS-së, Edi Rama, duke iu referuar konferencës për shtyp të Kryeministrit në orët e paradites së djeshme, i kërkoi këtij të fundit të paraqesë vendimin e gjykatës, që e pengon atë për të hapur kutitë e votimit. “Në rast se Sali Berisha do e tregojë atë vendim gjykate, atëherë ne do e ndërpresim grevën dhe do t’u kërkojmë falje shqiptarëve për shqetësimin”, tha kreu i PS-së.
Thirrja
Në fjalën e djeshme të kreut të PS-së, u vu re dhe një herë gjuha e cila flet për përshkallëzim proteste. Duke u bërë thirrje qytetarëve të Tiranës që të mos qëndrojnë indiferentë, por t’i bashkohen kauzës së deputetëve socialistë dhe përkrahësve që kanë hyrë në grevën e urisë përpara Kryeministrisë, Rama u shpreh: “U bëj thirrje bashkëqytetarëve të mi, atyre që kanë lindur dhe atyre që kanë ardhur në Tiranë, që t’i bashkohen protestës sonë, se ajo do të shkojë dhe më tej”, tha Rama. Sipas tij, në ditët në vazhdim protestuesit e opozitës nuk do të jenë më spektatorë të debatit politik, siç mund të jenë spektatorë të spektaklit “Big Borther”. Rama, gjatë fjalës së tij nuk përmendi se cilat do të jenë këto veprime, por la të kuptohej se opozita nuk do të mjaftohet vetëm me protesta paqësore dhe greva urie.
Aleatët
Ndërkohë me një gjuhë jo pak të ashpër kanë folur dje në protestën e pasdites para Kryeministrisë dhe aleatët e PS-së, të thirrur dje për të folur para protestuesve. Spartak Ngjela, kreu i Partisë Ligj dhe Drejtësi, u shpreh se Kryeministrit i duhet lënë ultimatum për të dhënë një përgjigje. Ngjela foli me siguri, kur tha se pas dy muajsh Qeveria nuk do të ketë më para për të dhënë rrogat. “Kjo Qeveri do të na shkatërrojë ekonomikisht, pasi na vodhi votat. S’ka mundësi për të ndalur rrënimin ekonomik. Do të dëgjoni se pas dy muajsh s’do ketë para për të dhënë rrogat”, tha Ngjela. Sipas tij, Kryeministri për çështje orësh duhet t’u japë një përgjigje, që sipas tij duhet të jetë patjetër përgjigje pozitive për kërkesat e opozitës.