E Diel, 1 Nëntor 2026

Kuvendi cel legjislaturen e re, Dokle: Nder te parat pa bojkot

Parlamenti ka celur dje legjislaturen e re te dale nga zgjedhjet e 23 qershorit. Seanca e pare u drejtua nga deputeti i Partise Socialiste Namik Dokle. Ne fjalen e tij, Dokle dha mesazhe bashkepunimi mes mazhorances dhe opozites se re, ndersa shtoi se ky eshte nder raste e para ku Kuvendi i Shqiperise nis pa bojkot. “Kjo legjislature eshte nga te rrallat e Kuvendit te Shqiperise, qe nis pa bojkot dhe kjo fale forcave politike qe perfaqesohen ketu, por para te gjithash e mbi te gjitha, fale popullit shqiptar qe si nje sfinks i heshtur, i mencur dhe i permbajtur, larg zhurmave dhe tamtameve fushateske, vendosi me voten e tij, te ndryshoje menyren dhe ritmin e udhetimit te Shqiperise drejte Europes se bashkuar, vendosi ta beje ate me te ndershme, me te mencur, me te sakte dhe me te shpejte",- tha Dokle. Ai u shpreh se qytetaret u dhane politikaneve mesazhin kunder politikave te gabuara. “ Qytetaret na dhane nje mesazh te qarte kunder politikave arrogante, prepotente dhe plackitese, na beri thirrjen e madherishme qe me te bukur se kushdo, e ka shprehur Nene Tereza: Ku eshte urrejtja te sjelle dashuri, ku eshte deshperimi te sjelle shprese, ku eshte dyshimi te sjelle besim, ku eshte ndarja te sjelle bashkim",- u shpreh Dokle. Nje mesazh te vecante, Dokle pati dhe per deputetet e zgjedhur per here te pare. “Ju qe hyni ketu, te lini jashte tempullit mendjemadhesine , interesin meskin, mosmirenjohjen ndaj njerezve te thjeshte. Merreni me vete cdo gje te mire te popullit qe u ofroi e mbi te gjitha dashurine per Shqiperine tone",- perfundoi Namik Dokle. Me pas, Dokle kerkoi nga drejtuesit e grupeve parlamentare ngritjen e sekretariatit te perkohshem te Kuvendit, i cili perbehet nga deputetet me te rinj. Olta Xhacka nga PS-ja, Ylli Shehu nga Partia Republikane dhe Klajda Gjosha nga Levizja Socialiste per Integrim do te administrojne procedurat e Kuvendit, deri ne zgjedhjen e kryetarit dhe nenkryetareve. Por me pare, deputetet e Kuvendit duhet te bejne betimin pas verifikimi te mandateve. Komisioni ka 48 ore afat per verifikimin e mandateve, por pritet qe sot ne oren 11:00 deputetet e Kuvendit te bejne dhe betimin per te marre zyrtarisht mandatin. Pas mbylljes se seances se pare te Kuvendit, koalicioni i majte ka derguar emrin e kreut te PS-se, Edi Rama si propozim per Kryeminister ne Presidence. “Mbeshtetur ne nenin 96, pika 1 te Kushtetutes se Republikes se Shqiperise, kryetari i Partise Socialiste, Levizjes Socialiste per Integrim dhe Partise Bashkimi per te Drejtat e Njeriut, i jane drejtuar Presidentit Bujar Nishani me nje kerkese ne emer te koalicionit “Aleanca per Shqiperine Europiane” me ane te se ciles kane propozuar emerimin e zotit Edi Rama si Kryeminister te Republikes”,- beri te ditur dje Presidenca ne nje deklarate per mediat.

Verifikimi i mandateve

Ne seancen e pare, u caktua dhe ngritja e nje komisioni per verifikimin e mandateve te 140 deputeteve te zgjedhur me 23 qershor. Komisioni perbehet nga 9 anetare, ku 4 jane te Partise Socialiste; Armando Subashi, Ermonela Felaj, Besnik Bare, Vexhi Mucmata. Levizja Socialiste per Integrim ka nje anetar, Vangjel Tavon dhe Partia Demokratike ka 4 anetare; Voltana Ademi, Oerd Bylykbashi, Arben Ristani dhe Gerti Bogdani. Komisioni ka 48 ore afat, sipas Rregullores se Kuvendit, per te bere verifikimet dhe per te miratuar nje raport qe do te hape rrugen per berjen e betimit te deputeteve.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›